Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Gjendje e rëndë mendore në Ministrinë e Arsimit

Nga Artan Fuga

Qytetarja Besa Shahini sipas mediave dhe rrjeteve sociale me emrin e saj ka deklaruar se mbi 10 mijë maturantë i paskan dhënë përgjigje të saktë pyetjes se çfarë do të bënte Turi po qe se shihte një shkëmb përpara varkës së tij!

Çka sipas saj tregon se pyetja ka qenë hartuar saktë!!!

Nuk dua të zgjatem për të rithënë se kjo pyetje sado krejtësisht absurde dhe me përgjigje logjikisht krejtësisht të pagjetur, nuk ishte as më absurdja dhe as më e palogjikshmja të paktën ndër nja njëzet a tridhjetë të tjera të cilat do të vazhdoj t’i analizoj në ditët që vijnë.

Me këto pyetje tani qesh e qan i gjithë qyteti, i gjithë vendi, e gjithë bota !

Ndërkaq ministrja e arsimit këmbëngul si mushka se testi paska qenë në rregull. Ta le testin të merrem me deklarimin e fundit që është edhe më absurde sesa vetë testi.

Shihni si thotë : Mbi dhjetë mijë maturantë i kanë dhënë përgjigje të saktë pyetjes për Turin në varkë !!! Nuk e ka idenë fare se si raportohet me shifra. Mbi 10 mijë !!! Sa ? 15, 17, 20,30 mijë, sa? Sepse « mbi dhjetë mijë » e bën vargun e numrave të pafund në shkallë ngjitëse !!!

Megjithatë ne e dimë se sipas shifrave zyrtare kanë qenë 31.017 maturantë sivjet. Nuk po e pyesim deklaruesen se për çfarë arsye maturantët që para ndofta një dekade kanë qenë te 40 mijët, a pak më tepër, tani janë reduktuar me 25 përqind të numrit të tyre të dikurshëm. Me siguri do të na thotë fjali ideologjike e propagandistike. Ne e pyesim se përse na keni rrudhur rininë e kombit ? Pseeeeee ?

Qëndrojmë te Turi i saj. 10 mijë në 31 mijë, i bie afërsitë 1 në 3 maturantë t’i jetë përgjigjur  pyetjes në fjalë ashtu sikurse e kërkonte Ministria. Dhe me këtë krenohet ? Statistikisht, me probabilitet, po të hiqej një alternativë që ishte fare çmendanike, për të tjerat, si kur kuturu diku të vihej rrethi i përgjigjes të saktë, siç hidhet kok’apil leku në baste, me shpërndarje rastësore, kaq, nja 10.000 pak a shumë do t’i binte që të rrumbullakosnin përgjigjen budallaqe që kërkonte ministria.

Dhe pa ditur as këtë, nxjerrin sytë me dorën e tyre.

Shihni, shihni, si kriter të saktësisë të një përgjigjeje ministria merr numrin e nxënësve që i përgjigjen asaj në një mënyrë të caktuar. Qoftë edhe ku japin një përgjigje të palegjitimuar logjikisht.

Meqë 10 mijë e paskan përzgjedhur atë përgjigje ajo paskësh qenë e saktë !!!

A ka më ku të shkojë injoranca e këtyre në epistemologji, filozofi, teori shkence ? Kriteri i vërtetësisë të përgjigjes dhe i saktësisë të një pyetjeje qenka numri i madh ose i vogël i atyre që përgjigjen njësoj për atë pyetje !!!

Bergsoni, Popperi, Kuhni, Witgenstein, e një aradhe teoricienësh të shkencës do të kishin lëvizur nga varri, do të ishin ngritur fantazma duke thërritur : Lidheni !!!

Se po qe se është kjo logjika që ndan të vërtetën nga e gabuara, atëhere ata që e kanë quajtur atë përgjigje të gabuar, ose njësoj të vërtetë si edhe alternativat e tjera, kanë qenë nja 20 mijë pra dyfishi i atyre që kanë quajtur të saktë përgjigjen që ministria ka quajtur të saktë.

E di qytetarja Besa Shahini se për nja dhjetë a pesëmbëdhjetë shekuj njerëzit i përgjigjeshin njësoj pyetjes : A rrotullohet Toka ? Jo, çne ? – thoshin. Po qe se do të rrotullohej neve do të na merreshin mendtë !!!

Shihni pra se ku ka arritur degradimi, korrupsioni mendor, shkalafitja mendore e sistemit tonë arsimor parauniversitar dhe e dikasterit përkatës ! Krenohen se nxënësit japin përgjigje të gabuara për arsye se ky gabim përkon me atë që ministria e quan si të saktë. Kuptimi logjik i lëvdatës që ministrja i bën vetvetes është pikërisht kjo : Ka 10 mijë maturantë që kanë pranuar të quajnë të saktë përgjigjen e gabuar, por që ministria e quan të saktë.

Sistemi arsimor ka arritur në kulmin e degradimit të vet. Jep pyetje të gabuara, quan të saktë një përgjigje që nuk është e saktë, dhe vlerëson si të saktë gabimin e maturantit që përputhet me gabimin e saj !!!

Mesa duket ministria e arsimit nuk do t’i heqi nga vlerësimi së paku nja 20 a 30 pyetje të testit të gjuhës shqipe dhe të letërsisë që janë absurde dhe me përgjigje alternative akoma më absurde, të gabuara ose jo ekskluzivisht të sakta.

Kjo do të thotë që do të penalizohen, u hiqen pikët, vlerësohen gabim me mijëra maturantë. Me mijëra maturantë pësojnë kështu pasojat e injorancës dhe të paaftësisë mendore tekstbërëse të dikasterit të arsimit !

Janë fyer dhe dëmtuar maturantët, prindërit e tyre, është dëmtuar shkolla shqiptare !

Këtej e tutje çdo lloj budallallëku mund të gjendet në tekste, në leksione, në shpjegime mësimi dhe askush nuk ka arsye të ngrejë zërin. Mund të thuhet se nga martesa e kërmillit me lopën lind një mushkë, se tigreshat i lindin të vegjlit duke ngrohur vezët për disa muaj, se Toka është qendra e sistemit tonë Diellor, se Shqipëria laget nga oqeani indian, se ligji i gravitetit rjedh nga dashuria që kanë objektet për tokën amë, se uji kthehet në verë, se të vdekurit mund të ngjallen, dhe gjithçka tjetër, mjafton që për këtë të ketë vendosur ministria e arsimit e Shqipërisë !

E ritheksoj, absurditeti i pyetjes për Turin nuk është asgjë përpara idiotësisë të së paku nja njëzet a tridhjetë pyetjeve të tjera dhe e përgjigjeve që i kanë quajtur të sakta për to !

E gjitha kjo që po ndodh, pra degradimi i rëndë, sabotimi, qëndrimi çkombëtarizues ku ka hyrë arsimi parauniversitar shqiptar, mbërritën dialektikisht në pikë e fundit të tyre. Te idiotësia. Te mungesa e hapur e logjikës. Te çmenduria gnoseologjike që përmbledh ky test i bekuar.

Ky test i bekuar, që denoncuan ata maturantë të bekuar, që na bënë të zgjohemi, të shohim provën e asaj që kemi thënë, në formën e vet më të qelbur, më të ndotur, më të fëlliqur, si edhe më budallaqe !

Që nga sot, shkolla shqiptare ka hyrë në rrugën institucionale të budallallëkut që vlerësohet me notën 10.

Mjerë ne !

Mjerë ju !

Mjerë Mjeda, Naimi, Fishta, Migjeni, dhe të gjithë heronjtë dhe dëshmorët e kulturës shqiptare se në dorë të kujt ka rënë arsimi shqiptar !

Mjerë Petro Nini,

Mjerë Veqilharxhi,

Mjerë motrat Qiriazi !

Faleminderit Edi Rama !

Historia do të flasi në shekuj !

Tags: artan fugabesa shahinimaturantet

TË LIDHURA

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës
Politikë

PS kërkon përjashtimin e deputëteve të PD,Anëtarët tërhiqen për vendimin, sherr te zyra eUlsi Manjës

10:38 | 23/12/2025
Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin
Editorial - Opinione

Delegacioni i BE-së në Shqipëri uron Klodian Brahon për detyrën si Kreu i SPAK, vlerëson Dumanin

13:56 | 22/12/2025
“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje
Editorial - Opinione

“Gjoba për ministrat që s’japin informacion”, Komisioneri Dervishi: Nuk është zgjidhje

13:00 | 16/12/2025
Next Post
Aksident në rrugën Vorë-Tiranë/ Shoferja humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me shtyllën

Bien nga lartësia e banesës dy persona, dërgohen urgjentisht në spital

Ndërpriten menjëherë punimet për Unazën e Madhe, ja cila është arsyeja

Ndërpriten menjëherë punimet për Unazën e Madhe, ja cila është arsyeja

“E kalova vetë në kurriz”/ Rudina Hajdari mbështet Vjosa Osmanin

“E kalova vetë në kurriz”/ Rudina Hajdari mbështet Vjosa Osmanin







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës
Aktualitet

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në bulevard, AMP arreston policin e Patrullës

by mirseda
23:11 | 24/12/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor M. K., me...

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

22:52 | 24/12/2025
Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

Arrestimi i pesë protestuese/ Bardhi: U rrëmbyen nga Ilir Proda me porosi të grupeve kr*minale!

21:52 | 24/12/2025
Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

Tajvani goditet nga një tërmet me magnitudë 6 ballë

21:36 | 24/12/2025
“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

“Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë”, kardiologu i Edvin Prifti reagon pas marrjes si i pandehur

21:26 | 24/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com