Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Bëjini si të doni paratë, por në fund do t’ju merren”/ Lleshaj mesazh të fortë nga Fieri

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Bëjini si të doni paratë, por në fund do t’ju merren”/ Lleshaj mesazh të fortë nga Fieri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka qenë sot i pranishëm në Fier, ku ka folur për mediat lidhur me krimin në Shqipëri.

Lleshaj theksoi se krimi në Shqipëri ka pësuar ulje, ndërsa shtoi se grupet kriminale janë fuqizuar shumë prej kanabisit.

Ministri dha një mesazh të qartë për grupet kriminale, duke theksuar se paratë e nxjerra nga krimi do të sekuestrohen.

“Intensiteti do shtohet për të goditur kriminalitetin dhe për të dhënë një mesazh të rinjve që joshen nga paraja e shpejtë: bëjini si të doni paratë, por në fund do t’ju merren. Asnjë qindarkë e nxjerrë nga krimi nuk do u mbetet”, tha ai.

Lleshaj tha se mediat duhet të ndryshojnë qasjen ndaj policisë dhe të bëjnë dallimin mes policëve të ndershëm dhe ndonjë punonjësi të inkriminuar.

“Gjykata e Posaçme ka filluar të japë dhjetëra vendimet e para, ky proces do vazhdojë me intensitet të shtuar, me qëllim të shterojë burimet që financojnë krimin dhe për tu dhënë një mesazh të gjithë atyre të vjetër apo të rinj, kryesisht të rinjve që joshen që gabojnë për tu futur në rrugë kriminale me idenë se kjo është rruga për të bërë shpejt dhe lehtë para.

Dhe mesazhi që vjen prej këtij operacioni dhe legjislacioni të ri është që bëni çfarë të doni, siguroni, nëse u ka marrë Zoti mendtë, bëni krim, fitoni para por dijeni një gjë, paratë do ju merren një ditë me siguri.

Kjo është një thirrje për ata që nuk janë këtu e që mund të jenë shumë larg nesh, por ky është mesazhi i operacionit, do tu merren paratë, krimi nuk mund të jetë një biznes dhe duke përcjellë këtë mesazh ne besojmë që do kontribuohet në parandalimin e mëtejshëm të krimit dhe goditjen e atij që është bërë deri më tani.

Në këtë rrugë mund tu japim të rinjve e të rejave që joshen për tu futur në rrugë kriminale e ti themi që nuk ia vlen, thjesht nuk ia vlen, mund të bësh një ditë në rrugë kriminale por rreziku që nesër mund ta marrin është tepër i lartë, mund ta blesh një makinë në rrugë kriminale por rreziku që mund të ta marrin është i madh.

Ndërkohë janë dhënë vendime për sekuestrime resortesh e vilash që do i kalojnë publikut, qytetarëve, do i bëjmë shkolla, qendra shëndetësore, komisariate policie, madje tani jemi nën një lloj vështirësie për ti administruar këto asete që po grumbullohen e shteti do i japë për përdorim publik”, shtoi ai.

Tags: fierparalajmeronsander lleshaj

TË LIDHURA

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
Politikë

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit

20:51 | 03/03/2026
Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal
Aktualitet

Shqipëria në krye të CEFTA-s, fokusi te lehtësimi i tregtisë dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal

20:14 | 03/03/2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital
Aktualitet

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

19:07 | 03/03/2026
Next Post
Gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë/ Rama: Projekti do të hapë mijëra vende pune

Gara ndërkombëtare për tunelin e Llogarasë/ Rama: Projekti do të hapë mijëra vende pune

Duka intervistë për median italiane: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

Duka intervistë për median italiane: Me Rejën mund të përsërisim suksesin e De Biazit

“Marrëveshja e detit me Greqinë u prish nga Turqia”, Rama komenton artikullin e medias turke

Infektohen me koronavirus vëllezërit Budina/ Reagon Rama







JU REKOMANDOJMË

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama: Dje përfundoi një detyrë

14:02 | 27/02/2026
Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

Izraeli përdor armën e re kundër Iranit: Iron Beam shkatërron me nxehtësi në ajër

13:09 | 02/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Bota

“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite

by mirseda
23:10 | 03/03/2026
0

Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane ( CIA ) në...

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

Përshkallëzimi i luftës në Iran/ Franca dërgon aeroplanmbajtëse bërthamore në Mesdhe

23:07 | 03/03/2026
Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

Pasardhësi i Khameneit, djali i tij/ Mojtaba Hosseini, u zgjodh udhëheqës i Iranit

22:36 | 03/03/2026
Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

Izraeli: Goditëm një bazë iraniane të lidhur me programin bërthamor

22:08 | 03/03/2026
Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

Irani sulmon konsullatën amerikane në Dubai me dron, nuk raportohet për të lënduar

21:22 | 03/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com