Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Po i bëtë dot shqiptarët të votojnë

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Socialistët pas Ramës, më keq se PD pas Berishës

Nga: Ben Andoni

Prej ditësh, Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore po mundohet t’i japë formë njërit prej aspekteve më të dhimbshme të demokracisë shqiptare. Por, edhe pse ky ekstra komision arriti marrëveshje për ndryshimet në Reformën Zgjedhore, duke hapur udhë për normalizimin e jetës politike dhe rifutjes në sistem të Opozitës jashtë parlamentare, pak orë më vonë, ai është përballur me kërkesat e opozitës që është në parlament, që kërkon veç të tjerave Lista të Hapura. Sesa vlen përfundimi i reformës për kushtet e BE-së për integrimin e vendit, kjo ka fare pak rëndësi. Për të gjitha palët.

Opozitarët, që në fakt nuk e kanë gërvishtur aq shumë Pozitën në Parlament, janë kthyer në një pengesë, që duket se në ditët e ardhshme shumë shpejt do të zgjidhet. Një sërë vëzhguesish kanë kuptuar se një pjesë e tyre kanë filluar flirtin me dy kryetarët e mëdhenj për Listat e të ardhmes. Që do të thotë zgjatjen e jetës së tyre politike. Një pjeë besojnë se Listat e tyre të Hapura janë një kazuz i drejtë. Paçka se i ashtuquajturi ligji “spanjoll” (listat e hapura do mund të kalojnë fillimisht viston nga kryetarët), do jetë sërish nën hyqmin e liderave! E në të gjitha skenarët përdoret si zakonisht e drejta dhe ndershmëria. Por, aman, flitet shumë pak për shprehjen e popullit, shqiptarët e thjeshtë dhe mendimin e tyre?! A do mundej referendumi, që paraqet demokracinë direkte të vendosë? Për këtë nuk është shprehur askush, por në fakt pakkujt i bën përshtypje nga politikanët, madje edhe nga vetë opozita “rebele” e cila ka filluar nga xhiblat dhe manovrimet që jo pak herë fshihen pas dinjitetit.

Shqiptari nuk e ndjen veten më të përfaqësuar në të ashtuquajturën demokraci indirekte të sotme, që ia ka deleguar të drejtën kësaj klase politike prej disa zgjedhjeve. Numrat e konfirmojnë begenisjen e tij. Pjesëmarrja në votimet e vitit 2017 në rang vendi mezi shkoi 44%, më e ulët se katër vite më parë që ishte rreth 53%! Më hapur se kaq populli nuk flet më, pasi ai flet dhe me heshtjen e tij. Këto parti politike nuk përfaqësojnë, ky sistem është i papërshtatshëm dhe nëse vazhdon ky trend ka të ngjarë që megjithëse Maxhoranca socialiste është tejet e konsumuar, ky trend i mosvotimit (mos-pjesëmarrjes) të vazhdojë po kaq.

E nuk mbaron këtu: Një pjesë e madhe e individëve nuk do të identifikohet më as me partitë, veç atyre që kanë ambicie politikën dhe përfitimin e shkurtër, atij që sot me mënyrat demokratike, apo edhe me hullinë e reformës në Drejtësi (një ditë do të marrë udhë), nuk do të jetë më si më parë.

E vetmja udhë, që mund ta kthente disi vëmendjen ndaj votuesit ishte që palët të dakordësoheshin e të lehtësonin dhe të mundësonin në të ardhmen referendumin, por edhe të ishin më të hapura për kërkesat ku populli është dhe e ndjen veten faktor direkt. Ndryshe, do luten që shqiptarët të votojnë sepse ne nuk mund të mbajmë mbi shpatulla për të gjithë jetën hileqarë të tillë, që luajnë me një pushtet të deleguar që nuk e justifikojnë dot. Koha e provon, ashtu si ajo edhe të ndëshkon nëse nuk mëson siç duhet. Dhe, populli shqiptar i ka vuajtur bajagi dështimet dhe papjekuritë në vitet e ekzistencës së shtetit të vet modern. (Javanews)

Tags: ben andonikeshilli politikreforma zgjedhore

TË LIDHURA

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj
Aktualitet

“Nafta derdhet lumenjve dhe trajtohet si “mall pa zot”, kurse ne e paguajmë shtrenjtë”, Lapaj

20:07 | 20/04/2026
“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Next Post
Interpoli e Ministria e nxjerrin të pastër, prokurori bllokon anijen turke

Interpoli e Ministria e nxjerrin të pastër, prokurori bllokon anijen turke

“Kisha temperaturë javën që shkoi”, Florjan Binaj tregon se si u infektua

“Kisha temperaturë javën që shkoi”, Florjan Binaj tregon se si u infektua

Kryemadhi zbulon frikën e madhe të Ramës

Kryemadhi zbulon frikën e madhe të Ramës







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”
Showbizz

Sara Hoxha për Ledion Liçon: “Është fituesi i çdo sezoni të Big Brother-it”

by mirseda
23:53 | 20/04/2026
0

Në festën e organizuar nga Top Channel pas përfundimit të "Big Brother VIP 5", Sara Hoxha, drejtuesja...

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

Argjira largohet nga “She’s On Top”, ja kush e zëvendëson…

21:52 | 20/04/2026
Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

Kush e shpiku lajmin se kryebashkiaku u infektua me SIDA? Flet avokati i Flamur Golemit

21:29 | 20/04/2026
Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë, katër skuadra synojnë finalen e madhe

21:27 | 20/04/2026
“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

“Kjo nuk është lojë”, Magyar thirrje Zelenskyt: Tubacioni Druzhba duhet të hapet

21:24 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com