E enjte, 9 Korrik, 2020
34 C
Tirana

Interpoli e Ministria e nxjerrin të pastër, prokurori bllokon anijen turke

Më të lexuarat

Merret vendimi/ Ja me sa vite burg dënohet Dritan Dajti

Gjykata e Elbasanit i ka bashkuar dy dënime në një ndaj Dritan Dajtit duke e dënuar përfundimisht me 25 vite burgim. Dritan Dajtit i kanë...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

Gent Cakaj shkarkon të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, i dërgon Metës emrin e ri

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka shkarkuar të gjithë stafin e ambasadës shqiptare në Athinë, përfshi edhe ambasadoren. Një...

Ekzekutimi i dy personave në Laç, Gjykata liron nga burgu Kreshnik Tushën

Kreshnik Tusha së fundmi është liruar nga burgu. 21-vjeçari, u ndalua nga policia për ngjarjen e 30 majit në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmenët...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Shqiptari që vuri gurin më të madh në themelet e kulturës islame

Frank Llojd Wright, një nga arkitektët më të mirë të kohës sonë shkroi në librin e tij: ‘Dy arkitektë kanë ardhur në tokë. I...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Jemi në vigjilje të Krishtlindjeve dhe shumë pranë Vitit të Ri. Një pjesë e shqiptarëve duan që t’i kalojnë këto festa jashtë vendit. Por...

Kush është vajza e ish-ministrit të Mbrojtjes që propozon Cakaj për të zëvendësuar Hobdarin

Luela Hajdaraga është propozuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, për të marrë postin e ambasadores shqiptare në Greqi. Luela është vajza e...

Moderatorja shqiptare e sportit ngacmon me fotot nga plazhi (FOTO)

Hygerta Sako njihet si një ndër moderatoret më të spikatura të sportit në Shqipëri. Ajo ende josh me format e saj trupore. Prezantuesja e “Rubrika...

Në 25 gusht 2019 anija turke me vela “Libertas” bllokohet me një urdhër nga Interpoli. Në bordin e saj ishte kapiteni dhe dy turistë rusë.

Informacioni për bllokimin e anijes kishte ardhur për shkak të një denoncimi nga një shtetase turke, e cila pretendonte se pas vdekjes së babait të saj, anija me vela ishte zhdukur. Por babai i saj ia kishte shitur anijen një kompanie private, Hakan Kucukoglu. Përfaqësuesi i kompanisë “Acqua Marinë” në Turqi tregon gjithçka për emisionin “Stop” duke theksuar se ky keqkuptim u sqarua.

Por prokuroria e Sarandës dhe prokurori Ilir Hoxha, prej 9 muajsh e mban të bllokuar anijen me vela. Dëmi më i madh nga kjo histori iu bë kapitenit, i cili mbahet i bllokuar në Sarandë, prej gati një viti.

Devrim Ugurlar thotë, se nuk i jepet asnjë shpjegim nga prokurori Ilir Hoxha dhe ai është detyruar të strehohet në një familje, që e mban me ushqim.

Emisioni “Stop” ka mundur që të zbardhë të gjithë problematikën e anijes me vela, “Libertas”. Ne kemi siguruar dokumente nga ambasada turke, por edhe nga Interpol. Të dy këto institucione pohojnë se problematika dhe pretendimi i 25 Gushtit për anijen “Libertas” nuk qëndrojnë, kjo anije është e lirë të lundrojë dhe as kapiteni nuk ka asnjë lloj penaliteti në lidhje me këtë problematikë.

Këshilltari i ministrisë turke, një shqiptar nga Prizreni, i cili është në brendësi të çështjes, pohon, se shteti dhe Interpoli turk ka dërguar dy shkresa, që sqarojnë situatën dhe kërkojnë lirimin e kapitenit dhe anijes, por prokurori Ilir Hoxha nuk po e mundëson këtë.

Gazetari- Përshëndetje!

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke- Përshëndetje!

Gazetari- Si kaluat?

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke -Mirë faleminderit!

Gazetari- Gëzohem! Jam gazetari i emisionit “Stop”, në “Tv Klan”.

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke –Urdhëroni?!

Gazetari-Po intersohemi, në lidhje me një çështje, që unë kam informacione, që ju jeni në brendësi, për një anije me vela “Libertas”, e cila është bllokuar në Sarandë në 25 gusht të 2019-ës.

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke – Po!

Gazetari- Unë thjesht doja, që të konfirmoja faktin, pas gjithë korespondencës, që keni pasur ju si institucion me shtetin turk, çfarë është konstatuar, në lidhje me këtë anije?

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke – Kjo anije nuk ka ndonjë problem. Që të them një problem, s’e kam.

Gazetari- Juve e keni dërguar gjithë dokumentacionin në prokurorinë e Sarandës, ku tregon, që kjo anije nuk ka as edhe një lloj problemi dhe nuk duhet të mbahet e bllokuar?

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke – Po, po! Unë me Interpol kam fol. Me Interpol të Turk-ies. Ja kena shkru në letra, ja kena çu, që s’ka kurrgja. Prokurori ka thënë, unë prej Turk-ies prej…gjykatësit, po dun letër. Po s’ka në Turki një gjykatë…

Gazetari- E kuptoj.

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke – Se me Interpolin e kena bo kët punë. Interpoli apet e ka çu lejen, që lëshojeni këtë anije, se s’ka problem. Hala s’po e lshojnë. Një letër nga ambasada e Turk-ies, e kena shkru Prokuorisë Sarandë.

Gazetari- Po?!

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke – Ky tani në Interpol e kena ndalu. A është ashtu?

Gazetari- Po, po!

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke – Apët në Interpol, lshojeni i kena thënë, po hala s’po e lshojnë.

Gazetari- Me Interpol e bllokuan, me Interpol duhet ta zhbllokojnë!

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke – Po qashtu është kjo punë.

Gazetari- Metin, ju çfarë pozicioni keni në ambasadën Turke?

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke –Unë këshilltar i punëve të brendshme i ministrisë jam.

Gazetari- Të ministrisë së jashtme, Turke?

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke –Po, punët e brendshme të Turkisë Unë jam, që 10 vjet, që në Turki jena.

Gazetari- E kuptoj, e kuptoj!

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke –Në Turki jam, kan Dajrektor. Më fal, se shqipen mirë s’e kam, që në 10 vite, që jena na n’ Turki.

Gazetari- Kuptohesh shumë mirë.

Këshilltar i Ministrisë së Jashtme turke –Shumë faleminderit, ditën e mirë!

Çështjen e varkës me vela e ka prokurori i Sarandës, Ilir Hoxha, i cili ka bllokuar në mënyrë të habitshme kapitenin e kësaj anijeje duke e lënë për 9 muaj në qytetin e Sarandës dhe duke i mohuar lirinë. Ky prokuror nuk ka marrë parasysh se me çfarë dhe si do të jetojë ky shtetas i huaj. Emisioni “Stop” ka mësuar nga ambasada turke, por edhe nga Interpoli turk se në prokurorinë e Sarandës ka mbërritur shkresa se kapiteni është i pafajshëm, por edhe se dokumentacioni i varkës nuk ka më probleme. Tani lind pyetja: Pse prokurori Ilir Hoxha nuk e mbyll këtë çështje?

Përmes kamerës së fshehtë, “Stop” merr versionin e prokurorit, i cili pretendon se kapitenin po e mashtrojnë, pasi nuk ka ardhur asnjë informacion nga Turqia dhe çështja është në vend-numëro.

Denoncuesi- Si jeni?

Prokurori Ilir Hoxha-Mirë faleminderit!

Denoncuesi- A mund të hyjmë?

Prokurori Ilir Hoxha-Po ti erdhe, mua ça më kushton, mu më duhet vetëm…

Denoncuesi-Elvisi!

Prokurori Ilir Hoxha-Për të njëjtin problem të turkut.

Denoncuesi-Po!

Prokurori Ilir Hoxha-Jemi në të njëjtin status, në të njëjtin stad, siç kemi qenë.

Denoncuesi-  I kanë…më duket, se i kam shkrujt edhe unë, ça dokumenta.

Prokurori Ilir Hoxha-Tani jemi në të njëjtin stad, të tjerët mund t’ju thonë, ça të duan. Mua nuk më interesojnë të tjerët. Jemi në të njëjtin stad bashkë.

Denoncuesi-Dakord, unë vetëm thjesht…

Prokurori Ilir Hoxha-Sqaroje zotërinë, se jemi në të njëjtin stad me Hallaçin, me Besmir Hallaçin e ambasadës.

Denoncuesi- Ok, në rregull!

Prokurori Ilir Hoxha-S’kemi ndryshime.

Denoncuesi- S’ka ndryshime fare? As dokumenta, asnjë gjë?

Prokurori Ilir Hoxha- Të tjerat janë thashetheme, për të prish punë.

Denoncuesi- Ok!

Prokurori Ilir Hoxha-Më kupton?

Denoncuesi- Vetëm thjeshtë, ai ngaqë don d.m.th, që të dijë.

Prokurori Ilir Hoxha-Ai i ka bërë. Duhet të vetë interesohet, të jetë në rregull, të më informojë për të tëra, që jam në ndjekje të kësaj.

Denoncuesi- Tjetër pastaj, s’dihet gjë.

Prokurori Ilir Hoxha- Hajd!

Denoncuesi- Gjithë të mirat!

Prokurori Ilir Hoxha-Flasim!

Denoncuesi-Punë të mbarë! /tvklan.al

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Pse trupi ynë shkurtohet kur plakemi

Nga Adam Hawkey “The Conversation” Ndërsa mund të jemi të ndërgjegjshëm se një humbje e shikimit, dëgjimit dhe kujtesës, është një shenjë e plakjes, diçka...

Manastirliu: Përdorimi i maskës e ul me 70% përhapjen e infeksionit

Çdo ditë e më shumë po raportohen më shumë të infektuar. Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të mjekëve e ministres Manastirliu, duket se situata nuk...

“Alo Edi jam. Të lutem laj duart shpesh!”/ Kreu i AKEP sqaron pse u lejua një mesazh i tillë

Në muajin mars, një mesazh zanor bllokonte thirrjet në telefonitë celulare, e ku protagonist ishte kryeministri Rama. Ai përsëriste të gjitha rregullat që duhen...

Theu rregullin e izolimit ndonëse ishte i infektuar, shkon në supermarket dhe bën ‘selfie’

Një 32-vjeçar në Zelandën e Re ka thyer të gjitha rregullat, duke dalë në publik, ndonëse ishte i infektuar me koronavirus. I riu nuk...

“Do pezullojmë punën nëse…”, Shoqata e Transportit jep paralajmërimin e fortë

Pas një zhurme të madhe që u krijua me nisjen e punës së shërbimit urban, pakënaqësitë kanë dalë në dritë që në ditët e...