Mbledhja e sotme e Këshillit Politik ishte sërish pa rezultat, pasi palët nuk kanë arritur në një marrëveshje.
Ndërsa palët nuk kanë gjetur dakordësi për mënyrën se si do të zgjidhen anëtarët e rinj të KQZ-së, sot opozita ka bërë një propozim të ri për mazhorancën.
Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes, përfaqësuesi i PD, Oerd Bylykbashki deklaroi se sot kanë parashtruar në tryezë një formulë të re, që mund të sjellë dakordësinë mes palëve.
Ai tha se duhet ngritur sa më shpejt KQZ-ja, për t’i hapur rrugë procesit të identifikimit biometrik. Po kështu shtoi se presin nga mazhoranca që të reflektojë.
“Sot në Këshill diskutuam propozimin e dytë të opozitës së bashkuar, në një pikë kryesore të dakordësisë së 5 qershorit lidhur me KQZ.
Sot për të treguar konstruktivitetin e plotë të opozitës, që marrëveshja të zbatohet dhe duke siguruar garancitë e procesit për emërimin e anëtarëve të KQZ, që do të sigurojnë garancitë që KQZ në veprimtarinë e tyre rregullatore, nuk do të lejojë mazhorancën të shkatërrojë zgjedhjet.
Ne i kërkuam mazhorancës të heqë dorë nga këmbëngulja që mund të çojë në një proces që nuk jep asnjë garanci. Presim që mazhoranca të reflektojë, dhe nga praktika kushtetuese e kemi të ekzekutuar.
I ftuam të reagojnë në mënyrë konstruktive, që KQZ të ngrihet sa më shpejt, për t’i hapur rrugë identifikimin biometrik”, tha Bylykbashi.