Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ka goditur verilindjen e Zelandës së Re. Epiqendra e tërmetit ishte në det, në 33 km thellësi, në jug të Ishujve Kermadek, në orën 1 (me orën lokale).
Fillimisht u dha alarmi për një tsunam të mundshëm, por disa minuta më vonë u njoftua se qytetarët duhet të qetësohen, pasi s’ka rrezik.
Banorët janë shprehur se tërmeti është ndjerë shumë edhe në tokë.