Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Kunati përballet me kunatën: Nëna nuk e lejon të hyjë në shtëpi

6 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, Video Galeri, W-Instant
Kunati përballet me kunatën: Nëna nuk e lejon të hyjë në shtëpi

Programi “Historia ime”, në TV Klan solli ditën e sotme historinë e nënës së dy fëmijëve. Jeta ka qenë tepër e vështirë për të dhe fëmijët sepse bashkëshorti i saj në moshën 37-vjeçare ndërron jetë.

Elsa Tasha tregoi në studio edhe për konfliktet e vazhdueshme me familjen e bashkëshortit të ndjerë. Konfliktet mes tyre kanë qenë të pranishme edhe kur burri i saj ishte gjallë dhe ato u bënë shkak që ata të merrnin vendimin që të largoheshin nga shtëpia e tyre në Dibër dhe të merrnin shtëpi me qera në Durrës.

Pavarësisht se vjehrri ia la shtëpinë me testament burrit të saj, vjehrra dhe kunati nuk e lejojnë të hyjë brenda. Sipas saj, ata e kanë kërcënuar dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe fëmijëve.

Në një lidhje telefonike në studio, kunati i saj Neki Tasha u shpreh se ai nuk ka lidhje, por është nëna e tij, ajo që nuk pranon që Elsa të kthehet në shtëpi.

Mirela Milori: Shtëpia e cila i përket me testament, e lejoni zonjën Elsa dhe fëmijët e saj që të hyjnë në shtëpinë që i ka lënë vjehrri, babai juaj?

Neki Tasha:  Ajo s’ka ndenjur fare, ajo iku.

Elsa Tasha: Kam ikur bashkë me burrin, nuk kam ikur mbas vdekjes, kam ikur një muaj përpara.

Neki Tasha: Burri vdiq përpara, ajo iku mbrapa.

Elsa Tasha: Burri ka ikur në muajin Prill, unë kam ikur në Maj.

Neki Tasha: E di unë, nuk e dini ju. Kur vdiq vëllai iku ajo.

Mirela Milori: Por me ligj nëse testamentin ia ka lënë vjehrri, me ligj ajo pronë që i takonte vëllait tuaj, automatikissht i kalon bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Pra nuk ka rëndësi se kur ka ikur Elsa nga shtëpia.

Neki Tasha: Sikur të jetë ligji, më vjen keq. Le të veptojë ligji.

Mirela Milori: Ky është ligji!

Neki Tasha: E kam nënën gjallë unë këtu.

Mirela Milori: Ju e lejoni të vijë në shtëpi?

Neki Tasha:  Oj zonjë, unë kam nënën gjallë.

Mirela Milori: Po aty ku është dhe nëna të vijnë dhe këta. E lejoni ju të vijë, për pushime në verë ose në dimër?

Elsa Tasha: Jo dua të rikthehem të jetoj atje!

Neki Tasha: Ajo ka ikur.

Mirela Milori: Zonja ngre pretendimin që nuk e keni lejuar, madje e keni dhunuar. Është e vërtetë çfarë thotë Elsa apo gënjen Elsa?

Neki Tasha: Nuk është e vërtetë, nuk e lejon nëna, jo unë.

Mirela Milori: Ti mund të ndikosh tek nëna që Elsa të hyjë në shtëpi. Mund të gjendet gjuha për këtë?

Neki Tasha: I kam thënë, por nuk dëgjon, vetëm kur të vdes unë thotë po.

Mirela Milori: Keni ushtruar dhunë ndaj Elsës dhe fëmijëve të Elsës? Është ushtruar dhunë fizike nga ju, nëna juaj dhe fëmijët tuaj ndaj Elsës?

Neki Tasha:  Në asnjë mënyrë!/tvklan.al

Tags: Elsa TashaNeki TashaProgrami “Historia ime”

TË LIDHURA

Rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton Kuvendin: Axhendë personale e Ramës
Politikë

Rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton Kuvendin: Axhendë personale e Ramës

19:47 | 16/03/2026
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka
Politikë

PD foltore pa Berishën, protestën para Kryeministrisë e drejton Noka

19:08 | 16/03/2026
Next Post
Lejet e qëndrimit për në Greqi/ Berisha zbardh skandalin, ja si gjobiten emigrantët

“Akt çnjerëzor”, Berisha: Rama ka rritur mesataren për në fakultet

Manastirliu: Rreth 90% e stafit mjekësor të prekur nga koronavirusi janë shëruar

Manastirliut i soset durimi: 2 metra distancë në studiot televizive, në të kundërt gjobiteni

VENDIMI/ Ja sa duhet ta keni mesataren për t’u pranuar në Universitet

VENDIMI/ Ja sa duhet ta keni mesataren për t’u pranuar në Universitet







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026




TË FUNDIT

Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve
Bota

Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve

by mirseda
19:52 | 16/03/2026
0

Greqia është goditur sot (16 mars) nga një tjetër tërmet, duke shkaktuar panik dhe frikë te banorët....

Rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton Kuvendin: Axhendë personale e Ramës

Rezoluta kundër Iranit, PD bojkoton Kuvendin: Axhendë personale e Ramës

19:47 | 16/03/2026
Nava, këngëtarja AI që frymëzon gratë iraniane për rezistencë

Nava, këngëtarja AI që frymëzon gratë iraniane për rezistencë

19:30 | 16/03/2026
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

Trump: Franca gati të ndihmojë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit

19:11 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com