E diel, 2 Gusht, 2020
37 C
Tirana

“Akt çnjerëzor”, Berisha: Rama ka rritur mesataren për në fakultet

Më të lexuarat

“Po kthehen në vatra potenciale”, Manastirliu bën thirrjen e rëndësishme

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook njofton se festat apo ditëlindjet po kthehen në vatra potenciale dhe si...

Pandemia/ Rëndohet gjendja shëndetësore e deputetit shqiptar, dërgohet me urgjencë në Turqi

Deputeti Enver Roshi është dërguar mbrëmë me urgjencë drejt Turqisë. Ai ka shfaqur probleme me mushkëritë, dhe për këtë arsye është nisur në Turqi. Numri...

Lubonja: Shqipëria po shkon drejt vendosjes së regjimit autoritar

Analisti Fatos Lubonja, për revistën e njohur franceze “Le Courrier Des Balkans” u shpreh se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar, drejt regjimit...

Familja Rama me një mesazh të dytë për të afërmit dhe miqtë, ky është vendimi që kanë marrë

Zemra e nënës së kryeministrit Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë, përmes një...

OBSH bën paralajmërimin aspak pozitiv lidhur me pandeminë

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus së fundmi bëri një paralajmërim aspak pozitiv lidhur me pandeminë e koronavirusit. Ai theksoi se efektet...

Pandemia/ Situata në Shqipëri vijon të jetë shqetësuese, publikohet bilanci

Situata në Shqipëri si pasojë e koronavirusit vijon të jetë shqetësuese! Së fundmi Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit. MSH...

‘Bir komunisti’/ Rama i përgjigjet Metës: Të të vijë turp, ti do harrohesh kurse ai jo

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së presidentit Meta, i cili tha se kryeministri është mburrur se është djali i komunistit që vari...

Ndërron jetë nëna e Edi Ramës, kryeministri bën dedikimin prekës

Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare e ëma e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama. Lajmi është dhënë në rrjetet sociale nga kryeministri, i cili...

Me mijëra persona marshojnë të revoltuar në Gjermani, arsyeja e protestës

Me mijëra vetë marshuan në Berlin të shtunën për të protestuar kundër masave të vendosura në Gjermani për të frenuar pandeminë e koronavirusit, duke...

“Fatkeqësisht dominojnë edhe moshat e reja”, mesazhi i fortë i mjekes

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetin social Facebook, mesazhin e Dr. Migena Qato e cila shprehet se në spitalet COVID-19, fatkeqësisht...

Ish-kryeministri Sali Berisha sot ka denoncuar se ka ndryshuar ligji i Arsimit të Lartë, konkretisht kufiri i mesatares për të vazhduar universitetin.

Sipas denoncimit që vjen në faqen e Berishës, maturantëve u duhet mesatarja në notën 8 për të vijuar universitetin.

Në statusin e tij të radhës, ai e ka cilësuar këtë si një akt çnjerëzor dhe antikombëtar. E mbi të gjitha një goditje fatale për shkollimin e të rinjve.

Berisha shprehet më tej se kryeministri Rama ka rritur me një VKM në 8 notën mesatare për pranimet në universitete, në vitet 2021-2022. Ai ka apeluar ndaj studentëve, gjimnazistëve, prindërve, familjarëve të tyre të ngrihen sa më parë në mosbindje civile.

Statusi

Nje akt i ri çnjerezor dhe antikombetar!
Goditje fatale per shkollimin e te rinjve!

Miq, Edvin Kristaq Xhelati, ne nje akt çnjerezor dhe antikombetar ka rritur me nje VKM ne 8 noten mesatare per pranimet ne universitete ne vitet 2021-2022.

Ky eshte nje akt antikushtetues, antiligjor, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar.
Asnje vend i lire nuk vendos kurre nje mesatare te tille te larte, me te cilen mbyll dyert e universiteteve per 90% te femijeve te te varferve dhe zonave te thella te vendit.

Ky akt urrejtje ndaj te rinjve shqiptar eshte rikthim tek praktika e universiteteve te dyerve te mbyllura qe ndiqnin eterit barbar te Edvin Kristaq Xhelatit.

Ky vendim eshte gjithashtu deshmi flagrante se ate qe nuk beri dot me mesataren ne pranimet e vitit 2020-2021 e beri nepermjet testit kallp te letersise.

Denoj me ashpersine me te madhe kete vendim si nje akt çnjerezor, antikombetar, armiqesor ndaj te rinjve shqiptar dhe u bej thirrje studenteve, gjimnazisteve, prinderve, familjareve te tyre te ngrihen sa me pare ne mosbindje civile per te hedhur ne koshin e plehrave te historise kete vrases te endrres universitare te te rinjve shqiptar!

Lexoni mesazhin dhe shikoni dokumentat e pedagogut dixhital. sb

Përshëndetje doktor Berisha, fillimisht ju urojmë shëndet
Dua të bëj publik një shqetësim, jo vetëm timin por edhe të pedagogëve e mësuesve të tjerë, mbi një venedim të fundit të qeverisë, i cili është në shkelje flagrante të ligjit për arsimin e lartë. Qeveria këtë vit ka përcaktuar pragun e notës mesatare për në universitet edhe për vitet që vijnë, njësoj si me logjikën e koncensioneve të PPP.

Lexo edhe :   Do e digjte Berisha
Lexo edhe :   Do e digjte Berisha

Vendimi i Këshillit të Ministrave me nr. 436 datë 03.06.2020 “Për përcaktimin e kriterit të notës mesatare për pranimin e kandidatëve në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë ose transferimin e studimeve në vitet e ndërmjetme të këtyre programeve, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, është tërësissht i paligjshëm në pikën 2 të tij, pasi thotë se “… kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimt të lartë, për vitin akademik 2021-2022 dhe në vijim… kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë …minimalisht me notë mesatare 8 (tetë).”

Ligji Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” në Nenin 74, pika 1, sanksionon se “Pranimi në programet e studimit të ciklit të parë …bëhet çdo vit me vendim të Këshillit të Ministrave”, pra çdo vit, dhe jo për vitin apo vitet e ardhshme.

Zgjatimi në titull i fjalisë “..për vitin akademik 2020-2021 dhe 2021-2022 e në vijim”, si dhe përcaktimi në pikën 2 të VKM për vitin 2021 dhe 2022 përbën një shkelje të pastër të ligjit.

Kjo VKM përveç se hartohet nga MASR, që do të thotë se përpara se të firmoset nga ministrja kalon për firmë nga specialisti i thjeshtë, Përgjegjësi i Sektorit Juridik, Drejtor Juridik dhe më tej Sekretari i Përgjithshëm, përpara se të shkojë në Administratën e Kryeministrisë dhe Qeveri për miratim, kalon minimalisht edhe në dy ministri të tjera të linjës, që do të thotë në dy zinxhirë të tjerë të administratës publike.

Mirë e gjitha kjo ushtri me shefa, drejtorë dhe sekretarë të përgjithshëm, që u ka shpëtuar kjo shkelje e pastër e ligjit, po Universitetet tona Publike, po Rektorët apo Dekanët e zgjedhur edhe me votë studentësh, përse nuk e kanë parë dhe përse nuk e kanë denoncuar këtë shkelje të ligjti? Ky është tregues që edhe universitetet tashmë janë kapur përfundimisht nga qeveria. Ju falënderoj dhe uroj ditë të mbarë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Rrëzohet aeroplani me 500 kilogramë kokainë, arrestohen 8 persona

Një aeroplan i mbushur plot me kokainë është rrëzuar pak minuta pas ngritjes, në Guinean e Re. Sipas policisë vendase, destinacioni i aeroplanit ishte Australia,...

Maqedonia e Veriut shënon numrin më të lartë të rasteve në katër ditët e fundit

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të rasteve të reja me koronavirus në orët e fundit. Sipas Worldometers, në 24 orët e fundit në...

Tjetër bilanc i rëndë nga koronavirusi në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën...

Përshtatja e turizmit: Golemi zëvendëson Turqinë me “all inclusive”

Mungesa e turizmit të organizuar në zonën e Golemit, për shkak të pandemisë, shtroi pikëpyetjen e mbijetesës së shërbimit “all inclusive” që po ofrohej...

SHBA: Rënie masive e prodhimit ekonomik

Prodhimi i Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara u tkurr me 9.5% në tremujorin e dytë të vitit. Kjo rënie masive në ekonomi vjen ndërsa...