Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shkarkohet gjyqtarja e Tahirit/ Trupa e paplotë një javë para shpalljes së vendimit

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shkarkohet gjyqtarja e Tahirit/ Trupa e paplotë një javë para shpalljes së vendimit

Një javë para vendimit për Saimir Tahirin dhe Jaeld Çelën, trupa gjyqësore mbetet e paplotë dhe vetëm me dy anëtare, pasi njëra prej tyre; Nure Dreni u shkarkua nga vettingu.

Por ky vendim nuk i është komunikuar ende gjykatës së Posaçme të Apelit, që duhet të hedhë shortin e të plotësojë vakancën.

Por duket se kush gjykoi apo hetoi këtë çështje, i ndjek një ogur jo i mirë. Në karrigen ku unë jam ulur, qëndronte Ardit Mustafa që relatoi dhe shpalli fajtor Tahirin për shpërdorim detyre. Ai u shkarkua.

Në të djathtë ishte ulur Irena Gjoka, ajo u konfirmua nga shkalla e parë por çështja e saj u apelua në shkallën e dytë. Në të majtë ishte ulur Flora Hajredini, e cila është ende në pritje të tik-takut të vettingut, ndërsa ka marrë një raport mjekësor për të shqyrtuar pyetjet e vështira të vettingut.

Më herët orteku i vettingut mori me vete edhe Gentian Osmanin, i cili bëri pjesë në hetimet paraprake të kësaj çështje. Ndërsa Besim Hajdarmataj edhe pse u konfirmua nga shkalla e parë, gjendet nën ankth pasi edhe çështja e tij është apeluar.

Prokurorët që patën fat dhe u shpëtuan sitave të trefishta të vettingut ishin Dritan Premçi dhe Vladimir Mara që më pas u emëruan si prokurorë të Posaçëm të SPAK dhe që aktualisht përfaqësojnë akuzën edhe në shkallën e dytë dhe madje në seancën e mëparshme kërkuan shpalljen fajtor të Saimir Tahirit, jo për shpërdorim detyre por për akuza më të rënda që kanë lidhje me çështje të trafikut të drogës dhe të grupit kriminal.

Sapo gjykata e Posaçme e Apelit të vendoset në dijeni zyrtarisht nga KPK për shkarkimin e Nure Drenit do të thërritet menjëherë hedhja e shortit, por ajo që dihet është se dy nga gjyqtarët janë konsumuar gjatë hetimeve paraprake dhe ata janë gjyqtarët Saida Dollani dhe Sokol Binaj. I vetmi sipas burimeve jo zyrtare që nuk është konsumuar për këtë proces është gjyqtari Dhimitër Lara, i cili e ka kaluar procesin e vettingut dhe nëse ai nuk ka probleme të tjera pritet që kjo trupë gjyqësore të plotësohet me 3 gjyqtarë që kanë fitimtarë nga ky proces.

Në rast se trupa gjyqësore nuk plotësohet për shkaqe të ndryshme nga Dhimitër Lara, pritet që Gjyakata e Posaçme e Apelit t’i përcjellë një kërkesë KLGJ-së për të gjetur një gjyqtar borxh që do t’i bashkëngjitet dy gjyqtarëve që kanë kaluar me herët me sukses vetingun më herët, të cilët janë Nertina Kosova dhe Albana Boksi. Në çdo rast duhet që ky gjyqtar ta ketë kaluar me doemos vetingun. /Top Channel

Tags: Jaeld Çelasaimir tahiritrupa gjyqësore

TË LIDHURA

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale
Aktualitet

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë
Aktualitet

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Next Post
Ndoka: Rama po mendon për byt**n e vetë, Basha për popullin

Ndoka shkon me vonesë në emision. Gazetari tallet me të: Kështu do vini në pushtet ju

Matura Shtetërore/ Boçi zbardh skandalin me mesazhet kërcënuese për pushime nga puna

Matura Shtetërore/ Boçi zbardh skandalin me mesazhet kërcënuese për pushime nga puna

Si ndodhi ngjarja/ I mori jetën 60-vjeçarit, autori e sulmoi me gur në kokë

Si ndodhi ngjarja/ I mori jetën 60-vjeçarit, autori e sulmoi me gur në kokë

JU REKOMANDOJMË

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

“Gjalpi është margarinë, qumështi me ujë” – Kamera e fshehtë e Vetting zbulon skandalin me ushqimet në azile. Dhoma të mbipopulluara e dhunë

20:32 | 17/07/2025
‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

‘Jepe vetë dorëhegjen’! Kryetari i Bashkisë Konispol sfidon sërish Ramën. Nuk shkarkon asnje nga vartësit!

14:16 | 15/07/2025
”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

”Banorët duhej të ishin lajmëruar 15 ditë para”, Jorgo: Prishja e ndërtimeve në Theth, e jashtëligjshme

21:24 | 15/07/2025
Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

Arbana Osmani rikthehet në shtator me dy projekte të reja

08:31 | 14/07/2025




TË FUNDIT

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit
Aktualitet

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

by mirseda
15:49 | 18/07/2025
0

Policia e Elbasanit ka njoftuar se ka identifikuar dhe më pas gjobitur 2 drejtues automjetesh të cilët...

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025
Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

Durrës/ Arrestohen 2 shoferë për aksidente të shkaktuara nga shpejtësia e lartë

15:09 | 18/07/2025
Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

Zjarri në Helmës, Kavajë dogji 10 hektarë tokë dhe 30 pemë ulliri; penalizohet i moshuari

14:18 | 18/07/2025
Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia i vihet në ndjekje dhe arreston 28-vjeçarin

Vodhi makinën e parkuar në garazhin e pallatit në Astir, policia i vihet në ndjekje dhe arreston 28-vjeçarin

13:36 | 18/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com