Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

“Ja pse u rrit numri i të infektuarve me koronavirus”, ish-deputeti i LSI nxjerr prapaskenat

6 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Djali i deputetes së PS rezulton pozitiv me koronavirus

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, ngre alarmin se Shqipëria po përballet me një administrim skandaloz të pandemisë nga COVID-19. Duke vënë në dukje se sot Shqipëria ka 3-4 herë më shumë raste se sa në momentin e pikut, ai vë gishtin mbi qeverinë, ku për të, është e paaftë të menaxhojë situatën.

Në një deklaratë për mediat, Vasili zbulon se pas shifrave në rritje qëndrojnë shumë faktorë. Për të fshehur të vërtetën, thotë më tej Vasili, mungonin testimet dhe mjekët e familjes në terren. Në vazhdën e denoncimit, sipas numrit dy të LSI-së, e gjitha u bë për të folur për një sukses të jashtëzakonshëm politik të Edi Ramës. Pandemia bllokoi edhe ekonominë shqiptare.

“Shqipëria ka muaj me radhë që po përballet me një administrim realisht skandaloz të pandemisë nga Covid-19. Është fare e qartë për qytetarët që vendi është keqqeverisur në mënyrën më të rëndë në një nga momentet e saj më delikate. Të gjitha shqetësimet madhore që i kemi ngritur pa u lodhur për javë e muaj të tërë, rezultuan tërësisht të drejta pasi ishin tërësisht objektive dhe profesionale. Qeveria shqiptare me në krye Edi Ramën, i cili u vetëpërcaktua dhe u vetëidentifikua si përgjegjësi kryesor, refuzoi që të testonte gjerësisht popullatën, refuzoi të merrte masa të menjëhershme për të gjithë mbrojtjen e personelit mjekësor, refuzoi që të dëgjonte sugjerimet për të mos aplikuar kufizimet pa asnjë kuptim dhe që nuk ngjanin me asnjë model tjetër të ndonjë vendi të prekur që solli përkeqësim të situatës në vend të përmirësimit të saj. Një mungesë totale strategjie, që bëri të pamundurën që të ndërtohet kurba e pandemisë, thënë më thjeshtë, për të kuptuar se kur ishte maksimumi i pandemisë dhe kur fillonte dalja prej saj.

Sot Shqipëria në mënyrën më skandaloze dhe më të turpshme ka raste 3-4 herë më shumë se sa në momentin e pikut, pra të maksimumit të vet. Për çdo shqiptar të zakonshëm është fare e kuptueshme që çdo vend europian, duke filluar nga Italia, një nga vendet më të goditura nga pandemia, në momentin e vendosjes së hapjes, relaksimit, daljes nga pandemia, rastet filluan të uleshin. Maksimumi i tyre u trajtua, u izolua, u aplikuan strategji të mbështetura në kritere profesionale dhe shkencore dhe rastet janë vazhdimisht në një ulje të vazhdueshme.

Në Shqipëri ndodh e kundërta. Pikërisht ku rastet fillojnë të shtohen menjëherë kur fillon hapja. Arsyeja është mungesa e testimeve dhe mungesa e aktivizimit të mjekëve të familjes në terren u bënë qëllimisht për të mos evidentuar të vërtetën, e gjithë problematika u grumbullua vetëm në një numër 127 për t’iu larguar të vërtetës me qëllimin e lig që ne do bëjmë sikur testojmë, do fshehim shifrat dhe pastaj ishalla pandemia bie vetë dhe ne duartrokasim fort për një sukses të jashtëzakonshëm politik pra Edi Rama ka përdorur politikisht pandeminë kjo është kriminale, kjo është një veprimtari e mirëfilltë kundra shqiptarëve, është një veprimtari antishtetërore.

Njëherazi këto kufizime i kanë dhënë një goditje vdekjeprurëse ekonomisë shqiptare. Sot sipas studimeve tërësisht të besueshme 47% e bizneseve kanë ulur qepenat, janë mbyllur. 42% e tyre vazhduan punë sërish dhe 32% e tyre pra më shumë se një e treta kanë shkurtuar personelin pra një dramë e tmerrshme që po bie në kurrizin e mijëra shqiptarëve

Po cilët qenë të lumturit në këtë moment kaq delikat?

Të lumturit qenë vetëm oligarkët, poseduesit e PPP-ve apo të koncesioneve siç i njeh populli të cilët i morën rregullisht të ardhurat e tyre dhe për të cilët qeveria ka marrë dhe një eurobond, ka marrë dhe një borxh të ri që është në kurriz të shqiptarëve për të vazhduar për të likuiduar me prioritet ata.

Shqiptarët e varfër dhe nevojtarë dhe ata më fatlumët kanë marrë 400 mijë lekë të vjetra për një periudhë mbi 4 muaj dhe i bie mesatarisht që të kenë 100 mijë lekë të vjetra për një muaj e ku me 100 mijë lekë të vjetra në muaj duhet të paguajë edhe energjinë elektrike që kërkon Edi Rama, edhe ujin me të njëjtat tarifa, çdo shqiptar di të llogarisë shumë mirë se çfarë do të thotë të jetojë vetëm me 100 mijë lek të vjetra në muaj. Ndërkohë që oligarkët i kanë marrë rregullisht kokërr më kokërr lekët e tyre. Njëherazi po ky kryeministër, gënjeshtar deri në dhimbje, pohoi se do të kishte edhe një paketë të tretë ndihme ekonomike, e cila do të bëhej aktive brenda datës 25 maj.

Kjo u deklarua qartë dhe hapur publikisht, por me të njëjtën pacipësi të egër kundra shqiptarëve, kundra qytetarëve të zakonshëm, e mohoi dhe një paketë e tillë u shua, u fik, u tret si bora në diell. Praktikisht kemi në krye të shtetit një njeri i cili ka humbur të drejtën që të qeverisë shqiptarët, ka humbur të drejtën të flasë dhe të shprehet për pandeminë, pasi e ka drejtuar në mënyrë më të ligë dhe e ka përdorur politikisht dhe ka prurë një situatë të palexueshme shkencërisht, por të dëmshme për shëndetin e njerëzve dhe ka krijuar një dëmtim dhe një shkatërrim ekonomik për të cilin Shqipërisë do ti duhet shumë kohë që ta marrë veten sepse vërtet kryeministri thotë se s’ka gjë se ekonomia bie dhe ngrihet sepse ai dhe oligarkët janë mirë, kurse shqiptarët e varfër kanë rënë dhe në një pozicion të tillë ku nuk ngrihen dhe nuk kanë mundësi të ngrihen dot, pasi shteti në vend që të ishte mbështetës i tyre është kthyer në armik dhe shfrytëzues të tyre. Ora e Edi Ramës ka mbaruar praktikisht për shkak të këtyre veprimeve shumë të rënda antishtetërore, ai nuk është dhe nuk mund të jetë më kryeministër i shqiptarëve.

Ai nuk mund të flasë më për kufizime dhe izolime të shqiptarëve, aq më pak për pandeminë, shqiptarët janë dëshmitarë që dhunuesi më i madh i rregullave të pandemisë, ai që duhet të ishte para drejtësisë nëse SPAK-u një ditë të vetme do të ngrihej nga gjumi dhe do të çlirohej nga kapja, pasi urdhëroi prishjen e teatrit ku mijëra policë ngjeshur sup më sup po luftonin kundra qytetarëve dhe këta policë ishin njerëz, ishin qytetarë, kishin potencial për përhapjen e pandemisë njëlloj si të tjerët apo aktivitete të tjera që i pëlqejnë atij dhe Bashkisë Tiranë ku grumbullohen mijëra qytetarë e ndërkohë këta marrin zvarrë një qytetar të vetëm se gjoja paska thyer rregullat e pandemisë.

Të gjithë shqiptarët e kuptojnë më së miri këtë sjellje të zezë të këtij kryeministri dhe natyrshëm janë të detyruar ta refuzojnë e të mos pranojnë më asnjë urdhër asnjë vendim që vjen prej dorë së këtij njeriu. Ora e tij ka mbaruar. Faleminderit te nderuar qytetarë”.

Tags: edi ramakoronavirusPetrit Vasilishqiperi

TË LIDHURA

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve
Politikë

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat
Aktualitet

Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

21:35 | 06/04/2026
Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë
Politikë

Berisha: Nga 4, në 15 vendet që mund të bllokojnë integrimin e Shqipërisë

20:32 | 06/04/2026
Next Post
Protesta për transportin publik, reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Protesta për transportin publik, reagon Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

Plagosje me armë zjarri në Elbasan, dyshohet përplasje mes bandave

Elbasan/ 4 makina përplasen me njëra-tjetrën

Sërish reshje shiu edhe nesër, merrni masat

Sërish reshje shiu edhe nesër, merrni masat







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

SHBA godet Iranin, Teherani kërcënon me dënim me vdekje

11:54 | 31/03/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën
Bota

Ortek tragjik në Norvegji, dy skiatorë humbin jetën

by mirseda
22:37 | 06/04/2026
0

Një ortek në Norvegji ka shkaktuar vdekjen e dy skiatorëve dhe ka lënë të plagosur edhe dy...

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

22:29 | 06/04/2026
Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

Negociatat, Berisha: BE ia ka mbyllur derën Ramës, jo shqiptarëve

22:15 | 06/04/2026
Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

Milan, Tare për Leaon: Ka cilësi të mëdha, e ardhmja

22:10 | 06/04/2026
Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

Gjermania plan për anijet më të mëdha luftarake: Berlini synon projekt ambicioz

22:03 | 06/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com