Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Koha punon për ndryshimin

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Reforma Zgjedhore/ Patozi: Aspak pritshmëri për pingpongun e shëmtuar PS-PD

Nga: Astrit Patozi

Edhe po ngeli ashtu siç e vendosi Komiteti Politik, edhe po u bë siç po e kërkon Myslim Murrizi, por edhe po u gjet një rrugë e mesme më e pranueshme për të ashtuquajturën reformë elektorale, ne, në të gjitha rastet, do të shkojmë në zgjedhje.

Me koalicione, pa koalicione, me prag të ulët, apo me prag të lartë, me lista të hapura, apo pa lista fare, sido që ta bëjnë, ne prapë aty do të na kenë, tek kutitë e votimit, të gatshëm për t’u votuar dhe provuar.

Madje edhe sikur të çmenden fare dhe ta shkruajnë në kushtetutë që në Shqipëri nuk lejohet të garojnë forca të tjera politike, përveç Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe LSI-së, si shoqëruese misi e njërës nga të dyja, sipas radhës, ne sërish do të marrim pjesë.

Sepse jemi të bindur se vetëm me votë mund t’u imponohemi pengmarrësve të lirisë së zgjedhjes në Shqipëri, të cilët nuk kanë lënë gur pa lëvizur dhe rreng pa organizuar prej kaq e kaq vitesh që të mos heqin dorë nga monopoli i tyre politik.

Jo për gjë, por nuk dimë të ketë ndonjë mënyrë tjetër për ta ndryshuar rendin e gjërave në një vend demokratik. Ky është një vendim i formës së prerë, i cili nuk ka lidhje me debatin e këtyre ditëve për listat e hapura e aq më pak mund të kushtëzohet me produktin përfundimtar, që do të votohet në parlament, si reformë ose jo.

Sepse ne nuk e konsiderojmë reformën zgjedhore si një kostum, që duhet të pritet sipas masës së trupit tonë, siç po bëjnë shumë të tjerë, dhe hajde o burra të kapim ndonjë copë në tavolinë apo poshtë saj. Tek e fundit, zoti Luli Basha dhe zoti Edi Rama na e kanë bërë më të lehtë ndarjen e mendjes, kur vendosën përmes përfaqësuesve të tyre në Këshillin Politik që t’i lënë pas krahëve luftërat dhe mëritë e vjetra dhe ta fillojnë edhe një herë dashurinë nga e para. Më keq se aq nuk mund të kishte, por ne jemi të përgatitur edhe për atë.

Ndërsa çdo gjë tjetër që mund të prodhojë rihapja e debatit për reformën zgjedhore, jemi të sigurt se vetëm mund ta ndryshojë për mirë gjendjen paraelektorale në Shqipëri për të vendosur një minimum rregullash të pranueshme dhe për të dhënë disa garanci më shumë për çdo garues, që do të futet në zgjedhjet e ardhshme.

Ndaj asnjë shqetësim për debatin dhe prognozën e reformës zgjedhore, që nuk ka fallxhor ta dijë si do të përfundojë. Sepse më e keqja ka kaluar dhe humbjen e kemi në xhep, edhe sikur të miratohet ashtu siç është marrëveshje-dakordësimi i Damianit me Oerdin. Ne prapë do t’ia dalim.

Ndaj edhe të gjithë ata individë apo grupime shoqërore, të cilët janë prononcuar kundër statuskuosë dhe kastës së vjetër politike, nuk kanë asnjë arsye të hezitojnë apo të dekurajohen, çfarëdo që të ndodhë nesër me reformën zgjedhore.
Përkundrazi. Koha punon për ndryshimin.

Tags: astrit patoziMyslim Murrizireforma zgjedhorezgjedhje

TË LIDHURA

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë
Analizë

Dëmet reale dhe ato kolaterale të drejtësisë

21:10 | 11/07/2025
A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?
Editorial - Opinione

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD
Editorial - Opinione

Skllevërit e Sali Berishës dhe pse nuk ka shpresë për PD

20:59 | 02/07/2025
Next Post
Akti normativ/ Nëse keni paguar pushimet do merrni kupona, ose rimbursim brenda një viti

Akti normativ/ Nëse keni paguar pushimet do merrni kupona, ose rimbursim brenda një viti

“Urojmë mos të kalojmë te plani B”, Ahmetaj sqaron se si do përfitojnë bizneset

Ahmetaj: Borxhin e 2020-ës e morëm për të larë atë të 2010-ës

“Kthehen në lëpirës të kryetarit”/Murrizi: Me Rudina Hajdarin duam ndryshim të sistemit zgjedhor

“Kurr mos qofsha në Kuvend, por dua t’ua prish listat e mbyllura”, Murrizi bën deklaratën e fortë

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com