E mërkurë, 30 Shtator, 2020
15 C
Tirana

Akti normativ/ Nëse keni paguar pushimet do merrni kupona, ose rimbursim brenda një viti

Më të lexuarat

Rindizet ashpër konflikti ushtarak Armeni-Azerbajxhan, shpallin gjendjen e luftës

Një nga konfliktet më të vjetër në botë, mosmarrëveshja territoriale midis Armenisë dhe Azerbajxhanit ka shpërthyer sërish. Përleshjet kufitare shpërthyen të dielën në mëngjes,...

“Nxore në pritë Azem Hajdarin”/ Fatos Klosi reagon pas akuzave të Berishës

Ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit Berisha lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit. Berisha akuzoi Klosin se ai...

Artan Hoxha i publikon videon e rëndë Berishës, e nxjerr ‘blof’ për ekzekutimin e Azem Hajdarit (VIDEO)

Gazetari Artan Hoxha i ka publikuar një video ish-kryeministrit Berisha, duke e nxjerrë ‘blof’ për deklaratat që bëri mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion",...

Turqia rrëzon avionin armen në Azerbajxhan

Armenia akuzon Turqinë se ka rrëzuar një prej avionëve të saj, gjatë konfliktit me Azerbajxhanin. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë pretendon se avioni i tyre...

“Ku i çuat paratë që iu dha bota?”, Rama i kërkon ndjesë ndërkombëtarëve, sqaron kush i administron fondet

Kryeministri Edi Rama ka folur në programin e financimit të BE-së për restaurimin dhe rrjetëzimin e monumenteve të kulturës të dëmtuara nga tërmeti i...

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin? Berisha jep emrin

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha në 'Opinion' se Azem Hajdari u nxor në pritë nga Fatos Klosi, në atë kohë kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror. Sipas...

“I thashë të zhdukej për 6 muaj”, Berisha rrëfen detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Azem Hajdarit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjet që kanë ndodhur para ekzekutimit të liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Në një...

Sondazhi për djemtë e preferuar në “PërPuthen”, fituesi i surprizon të gjithë

Një sondazh i produksionit “PërPuthen” ka nxjerrë Armand Ferhatin si djalin më të pëlqyer nga pjesëmarrësit në spektakël. Edhe pse ai nuk ka qenë një...

Konflikti në Kaukaz/ Berisha në kah të Azerbajxhanit: Po çliron tokat e pushtuara nga Armenia

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth luftës që ka nisur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, ku deri më tani janë shënuar dhjetëra viktima. Përmes një postimi...

Gruaja e Lefter Zhidrus tregon si ka lindur konflikti me fqinjët

Bashkëshortja e 71-vjeçarit, Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua pak ditë më parë nga RENEA, ka treguar se si ka lindur konflikti me fqinjët. E...

Nëse i keni prenotuar pushimet apo udhëtimet tuaja për në verë, që në muajt e parë të vitit, atëhere kur askush nuk e dinte se çfarë na priste nga Covid-19, agjencitë do të jetë të detyruara t’ju japin një kupon, ose t’ju rimbursojnë brenda një viti.

Këshilli i Ministrave ka miratuar një akt normativ, me propozimin e ministrit  të Turizmit  dhe  Mjedisit, i cili ka për objekt përcaktimin e masave  të  veçanta  që  do  të  merren  në  sektorin  e  turizmit,   për   agjencitë   e   udhëtimit,   operatorët  turistikë  dhe  klientët  e  tyre,  në  ofrimin  e  një  shërbimi  udhëtimi,  nga  dita  e  shpalljes  deri  në  përfundim  të  gjendjes  së  fatkeqësisë  natyrore  të shkaktuar nga COVID-19.

Akti parashikon që Operatorët turistikë apo agjencitë e udhëtimit, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si ndërmjetës, kanë marrë përsipër t’u ofrojnë klientëve çdolloj shërbimi udhëtimi apo një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse,  dhe  këto  shërbime  janë  të  parapaguara ose   të   rezervuara   përpara   shpalljes   dhe   gjatë  gjendjes   së   fatkeqësisë   natyrore,   përjashtimisht detyrimeve  të    parashikuara    shprehimisht    në kontratë,  të  kryejnë  rimbursimin  e  tyre,  brenda  1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Operatorët  turistikë  apo  agjencitë  e  udhëtimit, që kanë lidhur kontrata ndërmjetësimi për shitjen e shërbimeve të ofruara nga furnizuesit e shërbimeve  të udhëtimit me klientin dhe këto shërbime janë të parapaguara ose të rezervuara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore, përjashtimisht  detyrimeve    të    parashikuara    shprehimisht    në kontratë,  të  kryejnë  rimbursimin  e  tyre,  brenda  1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Klienti  i  një  pakete  udhëtimi  apo  dokumenti udhëtimi,     nga/apo     nëpërmjet     agjencive     të udhëtimit  ose  operatorit  turistik,  për  shërbimet  e udhëtimit të parapaguara përpara shpalljes dhe gjatë gjendjes   së   fatkeqësisë   natyrore,   përjashtimisht detyrimeve    të    parashikuara    shprehimisht    në kontratë, përfiton rimbursimin e tyre brenda 1 (një) viti nga hyrja në fuqi e këtij akti normativ.

Në   rast   të   pamundësisë   së   realizimit   të kontratave  të  transportit  të  klientëve  me  mjetet  e transportit  ajror,  si  pasojë  e  masave  kufizuese  të  ndërmarra  për  shkak  të  gjendjes  së  fatkeqësisë natyrore  të  shkaktuar  nga  COVID-19,  nga/dhe  aeroporti  ndërkombëtar  “Nënë  Tereza”,  Tiranë, transportit  detar  nga  të  gjitha  portet  në  vend  ose  ujërave  të  brendshme,  subjektet  e  parashikuara  në  nenet 3, 4 dhe 5, të këtij akti normativ, detyrohen të  njoftojnë,   sipas   rastit,   respektivisht   agjencinë/  transportuesin/akomoduesin  ose  organizatorin  e  paketave  të  udhëtimit/klientin  për  pamundësinë  e  zbatimit    të    kontratave    të    transportit,    duke  bashkëlidhur  dokumentacionin  që  vërteton  dokumentin    e    udhëtimit    ose    rezervimin    e qëndrimit ose kontratat e paketave të udhëtimit.

Ky  komunikim  bëhet  brenda  30  (tridhjetë) ditësh nga:

  1. a) hyrja në   fuqi   e   këtij   akti   normativ,   për shërbimet/kontratat,  të  cilave  iu  ka  përfunduar afati;
  1. b) data e  planifikuar  e  nisjes  apo  e  mbërritjes, për shërbimet/kontratat brenda afatit.

Operatorët   turistikë   apo/ose   agjencitë   e udhëtimit,    brenda    30    (tridhjetë)    ditësh    nga komunikimi,  të  rimbursojnë  dokumentin  e udhëtimit  dhe/ose  paketën  e  udhëtimit  nëpërmjet  lëshimit  të  një  kuponi  (voucher),  që korrespondon me  të  njëjtën  vlerë/shumë  totale  që   duhet   të kthehet,   duke   i   ofruar   klientit   mundësinë   e  përdorimit të kuponit për të njëjtin shërbim ose një të  ngjashëm,  që  i  përket  kontratës  së  ndërprerë,  e cila do të përdoret brenda 1 (një) viti.

Në  rast  se  nuk  realizohet  shërbimi,  sipas parashikimeve  të mësipërme,  operatorët  turistikë  apo/ose  agjencitë  e  udhëtimit  t’i  rimbursojnë klientit vlerën/shumë totale të paguar.

Operatorët    turistikë    apo/ose    agjencitë    e udhëtimit, të cilët nuk e zbatojnë këtë akt normativ, përveç  përmbushjes   së   detyrimeve  kontraktuale ndaj  klientit,  dënohen  me  gjobë,  për  çdo  kontratë  të   parealizuar. /Monitor

 

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Fuqitë e mëdha dhe konflikti mes Azerbajxhanit dhe Armenisë

Çfarë e bëri të rishpërthejë konfliktin për Nagorni Karabakun? Ekspertët mendojnë se kjo mund të ketë lidhje me gjendjen e përkeqësuar ekonomike në Azerbajxhanin...

Tre simptomat që në 85% të rasteve konfirmojnë nëse jeni infektuar me koronavirus

Instituti i Shëndetit Publik në Britaninë e Madhe ka sqaruar se cilat janë 3 simptomat kryesore, që në 85% të rasteve konfirmojnë se një...

Emërohet kryeministrja e parë femër e këtij shteti afrikan

Presidenti i Togos (shtet në Afrikë), Faure Gnassingbe emëroi sot kryeministren e parë femër të vendit, Victoire Tomegah Dogbe. 60-vjeçarja zëvendëson Komi Selom Klassou, i...

“Ndaloni sulmet”, Putin telefonon kryeministrin armen

Presidenti rus, Vladimir Putin, i ka kërkuar kryeministrit armen, Nikolla Pashinyan, që të ndalojë sulmet ndaj Azerbajxhanit. Putini theksoi nevojën urgjente për një armëpushim dhe...

Situata nga pandemia/ Manastirliu: Kemi numrin më të ulët të infektimeve në rajon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se pavarësisht se shifrat e përditshme të infektimeve janë të larta, ato janë brenda parashikimeve. E ftuar në...