Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Situatë e tensionuar në Mal të Zi

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Situatë e tensionuar në Mal të Zi

Në Mal të Zi, situata mbetet sërish e trazuar si pasojë e paralajmërimit të protestave të reja të Kishës ortodokse Serbe, të cilat që nga e diela do të mbahen nëpër disa qytete të vendit.

Ndërkohë policia e Ulqinit paraqiti padi ndaj kryepeshkopit të kishës për ndërtimin e një objekti fetar pa leje në fshatin Zogaj të Ulqinit.

Kurse, zyrtarët malazezë nuk e përjashtojnë mundësinë që në situatën kur cenohet qëndrueshmëria, në vend të kërkojnë edhe ndihmën e NATO-s.

Në Mal të Zi situata mbetet sërish e trazuar si pasojë e nisjes së protestave nga Kisha Ortodokse Serbe, e cila shpreh pakënaqësi me ligjin e fesë, që në dhjetor të vitit të kaluar u miratua në parlamentin malazez.

Kjo gjendje i ka tensionuar edhe më shumë marrëdhëniet ndërmjet e Podgoricës dhe Beogradit, të cilat fajësojnë njëra tjetrën për situatën e krijuar.

Zyrtarët malazezë nuk e përjashtojnë mundësinë që në situatën kur cenohet qëndrueshmëria në vend të kërkojnë edhe ndihmën e NATO-s. Në një konferencë me gazetarë, ministri i jashtëm i Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq nuk e përjashtoi mundësinë që në rast nevoje të kërkohet ndihma e NATO-s.

“Besoj në marrëveshjet e qeta dhe politike midis dy vendeve, por nëse është nevoja në kuadër të NATO-s ka shumë mekanizma që mund të shfrytëzohen”, tha Darmanoviq.

Edhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq të martën qëndroi në Bruksel me rastin e trevjetorit të anëtarësimit në NATO ku u fol për sfidat e sigurisë në Mal të Zi dhe rajon.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, vuri në dukje se anëtarësimi i Malit të zi në NATO është tejet i rëndësishëm për sigurinë, por edhe për përparimin e këtij vendi.

Ndërkohë, Kisha ortodokse Serbe vazhdon të shkaktojë tensione në Mal të Zi duke provokuar edhe në mjediset me popullatë shumëfetare.

Policia e Ulqinit, bëri të ditur se të enjten paraqiti padi penale ndaj kryepeshkopit të KOS-it në Mal të Zi, Amfilohije Radoviç. Ky veprim është ndërmarrë për shkak të veprës penale të ndërtimit të objektit fetar pa leje ndërtimi, i cili është bërë pranë një manastiri në fshatin Zogaj të Ulqinit.

Një ditë më parë inspekcioni shembi objektin e ndërtuar pa leje, i cili sipas Ministrisë së Turizmit ishte në kundërshtim me Ligjin për Planifikimin Hapësinorë të Malit të Zi.

KOS e cilësoi si sulm të paramenduar në rrënimin dhe konfiskimin e pronës së saj dhe ka paralajmëruar protesta të reja për të dielën me 14 qershor në disa qytete të Malit të Zi.

Këtë paralajmërim autoritetet malazeze e shohin si një sulm të ri ndaj shtetit dhe institucioneve të tij me pasoja për shëndetin e qytetarëve përkundër masave të vendosura në parandalimin e pandemisë COVID-19.

Protestat pasuan një periudhë tensionesh të larta ndërmjet KOS dhe qeverisë së Malit të Zi, për shkak të Ligjit për Lirinë Fetare që u miratua në fund të dhjetorit të vitit të kaluar. /Voa

Tags: e tensionuarMal i Zisituate

TË LIDHURA

Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek
Rajoni

Kapet 30 kg drogë në Kapshticë, arrestohet për trafik ndërkombëtar shtetasi grek

09:09 | 26/03/2026
Sherr me një zyrtar brenda lokalit, e pëson shqiptari në Itali. Arrestohet
Rajoni

Sherr me një zyrtar brenda lokalit, e pëson shqiptari në Itali. Arrestohet

14:24 | 25/03/2026
Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi
Rajoni

Publikuan video me ngjyrat kuqezi ,4 shqiptarë arrestohen në Serbi

09:23 | 25/03/2026
Next Post
OST, Shkodër: Do stakojmë energjinë elektrike në disa zona

OST, Shkodër: Do stakojmë energjinë elektrike në disa zona

Bllokuan rrugët duke protestuar, MASR thirrje maturantëve

Bllokuan rrugët duke protestuar, MASR thirrje maturantëve

Protestat e maturantëve, reagon Meta

Protestat e maturantëve, reagon Meta







JU REKOMANDOJMË

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit pas bisedimeve “produktive”

12:17 | 23/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026
Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

Rrëzimi i avionit në Nju Jork/ Gjendet e gjallë një stjuardesë, ishte lidhur në sedilje

21:46 | 23/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026




TË FUNDIT

Rikthehet “dimri” në pranverë, nesër borë në zonat malore
Moti

Rikthehet “dimri” në pranverë, nesër borë në zonat malore

by mirseda
18:36 | 26/03/2026
0

Ditën e Premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira...

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

18:26 | 26/03/2026
Era e fortë në Durrës shkëput xhamin nga pallati

Era e fortë në Durrës shkëput xhamin nga pallati

18:24 | 26/03/2026
“Basti i madh” i Silvinjos për Poloninë, Mitaj dhe Balliu si mesfushorë krahu?

“Basti i madh” i Silvinjos për Poloninë, Mitaj dhe Balliu si mesfushorë krahu?

18:13 | 26/03/2026
Trump: Marrja e naftës iraniane opsion, bombardimi i Hormuzit jo i mirë

Trump: Marrja e naftës iraniane opsion, bombardimi i Hormuzit jo i mirë

17:54 | 26/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com