Vendi sërish u përfshi nga moti i paqendrueshëm, me reshje shiu të cilat lokalisht morën karakter shtrëngatash me rrufe e breshër. Ditën e premte moti nis me kthjellime e vranësira.
Gradualisht në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim. Në orët e nxehta të ditës, përgjatë maleve shtrëngata të izoluara. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi e lehtë e hera herës mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 9º deri 22ºC
zonat e ulëta 12º deri 28ºC
zonat bregdetare 14 º deri 27ºC