Ky është viti i 7 që maturantët sigurojnë testin e provimit të maturës, ndonëse ministrja Shahni flet për rregulla të forta. Denoncimi është bërë publik nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, teksa zbulon shpërndarjen e tezave të provimeve të maturës, nëpër grupe të WhatsApp-it.
Ai thotë ndër të tjera se nuk bëhet fjalë për rrjedhje informacioni, por për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.
Teksa bën përgjegjëse ministren Besa Shahini, ai deklaron se skema të tilla bëhen për të vetmen arsye, për të fituar votues të rinj.
Statusi
Këto janë tezat e provimit të Maturës Shtetërore, të cilat janë publikuar dhe dërguar nëpër grupe Whatsapp-i para se provimi të mbahej.
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë përfundimisht e ka damkosur emrin e vet duke përdorur skema të tilla për të fituar votues të rinj. Besa Shahini vazhdon të shkojë nga dështimi në dështim!
Është i shtati vit rradhazi që raste të tilla bëhen publike, megjithatë, asnjë masë nuk është marrë për parandalimin e këtij fenomeni.
Nuk është rrjedhje informacioni, është një mënyrë kriminale për të shitur tezat dhe për të fituar votuesit.