Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet nga operacioni në bashkëpunim me IKMT-në, ku është shembur një objekt pa leje në breg të detit.
Objekti njëkatësh është shembur në orët e para të mëngjesit, pasi sipas policisë ishte pa leje nga organet kompetente.
Njoftimi i policisë
IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë shembur një objekt pa leje, i ngritur në breg të detit, në Karaburun, në pronësi të shtetasit B.B.
Forcat e IKMT dhe DVP Vlorë kanë nisur punën për rrëzimin e ndërtimit në orët e para të mëngjesit, pas konstatimit se objekti 1-katësh me bazament betoni dhe kolona në ndërtim e sipër, ishte pa leje nga organet kompetente.
IKMT dhe Policia e Shtetit vijon punën në disa fronte për evidentimin dhe parandalimin e ndotjes mjedisore, prerjes së pyjeve apo dëmtime të tjera mjedisore, duke ftuar njëkohësisht çdo qytetar të denoncojë shkeljet në numrin 112 ose përmes Komisariatit Dixhital.