Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, teksa policia ka gjetur trupin e pajetë të një 37-vjeçari në bregdet.
Sipas policisë, trupi i viktimës është gjetur rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit. Nga këqyrja paraprake, policia bën me dije se nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës.
Informacion paraprak
Më datë 02.06.2020, rreth orës 19:40, në sektorin “Rinia”, në largësi rreth 5-6 metra nga bregu i detit, është konstatuar i mbytur shtetasi A.B., 37 vjeç, banues në sektor “Rinia”.
Pas nxjerrjes në trupit në breg nga shërbimet e Policisë dhe nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes.