Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim do të zhvillojë ditën e sotme një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Pritet që takimi të mbahet rreth orës 14:30 në selinë e Partisë Demokratike.
Prej një jave tashmë, ambasadorja amerikane ka zhvilluar një sërë takimesh duke dalë edhe me deklarata të forta për reformën në drejtësi. Edhe ditën e sotme ajo ka bërë sërish apel që reforma në drejtësi të ecë përpara, hap pas hapi.