Prej shembjes së godinës, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë dhe 2 në Durrës e Shkodër. Kjo do të jetë e 3-ta në një qytet jashtë Tiranës, ndërsa do të vijohet dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Destinacioni i radhës do të jetë Kukësi, ku do të zhvillojnë peticionin për mbledhjen e firmave për rindërtimin e godinës ashtu siç ishte.
Protesta pritet të mbahet sot në orën 17:00, para Pallatit të Kulturës ”Hasan Prishtina” në Kukës dhe mbështetet nga dega e PD në Kukës.
Qëllimi kryesor është që të mblidhen sa më shumë firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte.