Më datën 17 maj, u shemb Teatri Kombëtar dhe qytetarët nuk ndenjën duarkryq!
Në protestat e thirrura nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pjesëmarrja e tyre ishte e lartë, ndërkohë iu është bashkuar edhe opozita.
Së fundmi, Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ndër të tjera shkruan se opozita ka një qëllim.
“Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama”, pohon ai.
Postimi i plotë: “Së bashku me artistë dhe qytetarë në protestën e Aleancës për Teatrin, në mbështetje të kauzës së tyre të drejtë dhe vlerave të demokracisë dhunuar barbarisht më 17 maj nga qeveria e Edi Ramës.
Opozita ka një qëllim, t’u japë fund sa më parë kushteve në të cilat padrejtësia shtyp qytetarët, shkatërron pronën e tyre, i varfëron dhe kjo padrejtësi e ka një emër: ky është Edi Rama.
Vlerat e qytetarisë shqiptare të manifestuara sot në këtë shesh janë triumfi i parë i një rruge që do e shpëtojë vendin nga hajdutëria dhe krimet e Edi Ramës”.