Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Rajoni

Ministria e Ekonomisë shtyn afatet e rezervimeve turistike në Kosovë

6 vjet ago
in Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
Ministria e Ekonomisë shtyn afatet e rezervimeve turistike në Kosovë

Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS) ka vendosur që të shtyjë shërbimet turistike në Kosovë deri në fund të vitit të ardhshëm.

Përmes një vendimi, MEPTINIS urdhëron bizneset që personave që kanë rezervuar pushimet në Kosovë t’ua mundësojnë shtyrjen e tyre dhe zëvendësimin e “paketave turistike” me të cilësisë së njëjtë.

“Urdhërohen subjektet turistike që, përmes kuponëve (vouchers) ose dokumenteve të barasvlesfshme, t’u mundësojnë: 1. shtyrjen deri më 31 dhjetor 2021 të shërbimeve turistike të parapaguara ose të rezervuara të turistëve të cilët nuk kanë mundur të udhëtojnë për shkak të pandemisë COVID-19; dhe 2. zëvendësimin e paketave me paketa të cilësisë së njëjtë ose më të lartë konsumatorëve të cilëve u janë anuluar paketat turistike për shkak të pandemisë COVID-19, dhe nëse paketat zëvendësohen me paketa të cilësisë më të ulët, konsumatorëve t’ua kthejnë dallimin në çmim”, thuhet në vendim.

Lidhur me këtë, kryetar i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti ka thënë, ky vendim do ta mbroj klientin dhe do ta mbroj biznesin për tejkalimin e situatës së pandemisë së COVID-19.

“Duke marrë parasysh që shumë vende kanë marr iniciativë për ruajtjen e konsumatorit edhe biznesin në këtë rast, atëherë ne kërkesën tonë e kemi drejtuar te ministria ku kemi kërkuar ta mbrojmë konsumatorin në këtë rast, i cili e ka paguar një rezervim turistik më një datë të caktuar dhe ky rezervim për shkak të pandemisë apo mbylljes së kufirit nuk po ndodh, atëherë bizneset e këtij sektori t’i ndalin në ndihmë klientëve”.

Ai shtoi se ata klientë që dëshirojnë t’i kthehen paratë, sipas tij, duhet të merren vesh pronari me klientin.

“Me këtë vendim janë shtyrë pagesat, atëherë nëse pajtohemi me pronarin e agjencisë turistike që mos të kthehen paratë por që të jepet ai dokument që është i vlefshëm që ta shfrytëzon kur të dëshiron deri më 31 dhjetor 2021. Atyre klientëve që dëshirojnë t’i kthehen paratë, atëherë kompania pas taksave duhet t’i kthej paratë, se fundi i fundit është paraja e klientit”.

Për sa i përket ndikimit të pandemisë së COVID-19 në sektorin e turizmit, Hoti tha se dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha.

Kurse, Kreu i Odës Ekonomike deklaron se një pjesë e mirë e GDP-së së vendit do të ndikohet nga aktiviteti i ulët ekonomik gjatë muajve të verës.

Sipas tij, nuk pritet që këtë vit Kosova të ketë vizitorë të shumtë, e kjo sipas tij do të ketë ndikim edhe në ekonominë e vendit.

“Diku konsiderohet që janë mbi 20 mijë dasma që organizohen gjatë muajve të verës ose ahengje, pastaj është një numër i madh i trajnimeve, seminareve, konferencave, pastaj është një numër i caktuar i vizitorëve që vijnë nga diaspora. Nuk mund të flasim për më pak se 300 milionë euro, po nuk mund të flasim as për shifra të tjera të sakta, po sigurisht një pjesë e mirë e GDP-së së vendit do të ndikohet nga aktiviteti i ulët ekonomik që do të jetë gjatë muajve të verës, në krahasim me vitin e kaluar dhe vitet tjera kur ka qenë një ‘boom’. Ka pasur dy-tre vitet e fundit edhe në raportet e Bankës Botërore shihet rritja e kontributit të turizmit në GDP-në e vendit, do të thotë ka një rritje goxha të dukshme edhe kjo rritje e turizmit lidhet drejtpërdrejtë me këtë pjesën e verës, kur ne e kemi po them kushtimisht turizëm të diasporës”.’ /Monitor

Tags: afatetkosoveMinistria e ekonomiserezervimeveshtyn

TË LIDHURA

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje
Aktualitet

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje

20:35 | 18/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Serbia rrit investimet në mbrojtje, Vuçiç i shqetësuar nga aleanca Shqipëri-Kroaci-Kosovë

14:05 | 14/02/2026
Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë
Rajoni

Vuçiç miraton reformat për centralizimin e gjyqësorit, BE bllokon 1.6 mld euro për Serbinë

13:57 | 13/02/2026
Next Post
Policia italiane shkatërron grupin kriminal të përbërë nga shqiptarë, serbë e italianë

Policia italiane shkatërron grupin kriminal të përbërë nga shqiptarë, serbë e italianë

Rama tregon pse procesi i shembjes së Teatrit i kaloi Bashkisë së Tiranës

Rama tregon pse procesi i shembjes së Teatrit i kaloi Bashkisë së Tiranës

“U gjet në pozitë të vështirë”/ Rama: Sjellja e Policisë së Shtetit ishte evropiane

“U gjet në pozitë të vështirë”/ Rama: Sjellja e Policisë së Shtetit ishte evropiane







JU REKOMANDOJMË

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026
Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

Me armë lodër ‘ruante’ biznesin/ Kapet shqiptari në Rimini me mbi 1 kg kokainë

17:51 | 17/02/2026




TË FUNDIT

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

BBC: Anëtarët e Bordit të Paqes premtojnë 7 miliardë dollarë ndihmë për Gazën

by mirseda
22:01 | 19/02/2026
0

Disa vende që janë anëtarësuar në Bordin e Paqes të Donald Trump kanë kontribuar më shumë se...

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet ish-Princi Andrew

21:30 | 19/02/2026
Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

Nëndetësja me 4 ton kokainë, kapet nga marina meksikane në Oqeanin Paqësor

20:51 | 19/02/2026
Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Fierit sekuestron pasuritë e Saimir Taullaut

20:31 | 19/02/2026
Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

Upps! Luizi “vuri në lojë” Luana Vjollcën në filmin e ri?

20:06 | 19/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com