Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Protesta për Teatrin, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

5 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Protesta për Teatrin, çfarë shkruan “Zëri i Amerikës”

Në Tiranë, nisi sot pasdite një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, një ditë pasi autoritetet ndërhynë me forcë për shembjen e godinës së Teatrot Kombëtar. Të mbledhur në bulevard, pak metra larg rrënojave të Teatrit, ishin artistë, aktivistë të shoqërisë civile, qytetarë, por dhe drejtuesë të opozitës të cilët i kanë dhënë mbështetje kësaj lëvizjeje.

“Shembja e Teatrit nxorri në pah të gjitha problemet e demokracisë shqiptare. Simbolika e Teatrit Kombëtar, nuk ishin vetëm muret, por qëndrimi në këmbë i demokracisë se ajo u shemb me ligje antikushtetuese”, tha regjisori Robert Budina, një ndër artistët i cili që prej nisjes së debatit rreth Teatrit ka qenë një kundërshtues i fortë i prishjes së godinës.“Protesta e Teatrit ishte një qiri që ndezi shumë qirinj të tjerë protestash, se shpresa nuk mund të vritet”, tha aktori Neritan Liçaj.

Shumë nga artistët e tjerë që folën, ashtu si dhe zoti Budina, akuzuan policinë për një ndërhyje të dhunshme mëngjesin e së dielës, ndaj atyre që gjendeshin në godinë atë moment. “Na kanë tërhequr zvarrë, dhe nisën shembjen ndërsa kishte ende njerëz të terë. Por e gjitha kjo tregon frikë, frikë nga qytetaria, arti kultura”, u shpreh aktorja Juli Emiri.

Në protestë ishte ftuar të fliste dhe analisti e publicisti Fatos Lubonja. “E kam përjetuar shembjen si një goditje ndaj dinjitetit tonë, lirisë sonë, ndaj dëshirës për të jetuar në një vend me paqe e demokracisë dhe si një goditje ndaj të ardhmes sonë”. Ai shtoi më tej se qytetart kanë përballë “një bandë shumë të rrezikshme dhe duhet të mendojmë thellë dhe gjatë si duhet të veprojmë për t’u çliruar nga kjo bandë që ka kapur shtetin”. Sipas zotit Lubonja qytetarët duhet të kërkojnë pa rreshtur, dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, e që ai dhe të tjerët, të përgjigjen për shkatërrim të pronës publike. “Bashkë me kërkesën e vazhdueshme që të shkojnë para drejtësisë dhe Veliaj të japë dorëheqjen, sot ne na duhet secilit nga ne, në brendësi të vetes së vet, të mendojmë se si duhet të rindërtojmë dinjitetin dhe lirinë tonë të poshtëruar”, u shpreh zoti Lubonja.

Në mënyrë të përsëritur, qytetarët e mbledhur në protestë, shpërthenin në thirrjet “Rama ik” dhe “Poshtë diktatura”. Forcat e policisë janë vendosur pak metra pas podiumit të protestës, në zonën pranë ministrisë së Brendshme ku deri dje në mëngjes, ishte ende në këmbë godina e Teatrit Kombëtar.

Pak përpara nisjes së protestës, presidenti Ilir Meta, përmes një postimi në Facebook, deklaroi se “mbështes fuqimisht një hetim ndërkombëtar për shkatërrimin antikushtetues, të paligjshëm dhe në mënyrën më antieuropiane të Teatrit Kombëtar. Gati të bashkëpunoj me Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, si dhe me çdo institucion europian dhe ndërkombëtar për Kulturën. Europa dhe bota demokratike po e kupton edhe me qartë se ç’po ndodh këtu. Mos iu përgjigjni dhunës me dhunë, por me besim te Demokracia dhe Triumfi i saj mbi talebanizmin dhe oligarkinë”. /VOA

Tags: budinailir metaTeatri Kombetar

TË LIDHURA

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave
Aktualitet

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

10:27 | 13/06/2025
Halit Valteri paraqitet në SPAK
Aktualitet

Halit Valteri paraqitet në SPAK

10:05 | 13/06/2025
Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona
Aktualitet

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

10:01 | 13/06/2025
Next Post
Basha: Shembja nuk është fundi i Teatrit, por i tiranisë së qeverisë Rama

Basha: Shembja nuk është fundi i Teatrit, por i tiranisë së qeverisë Rama

EMRI/ Hodhi lëndë plasëse në protestë, policia ndalon autorin

EMRI/ Hodhi lëndë plasëse në protestë, policia ndalon autorin

Nga hedhja e kapsollit deri tek largimi i autorit nga protestuesit, policia publikon videon

Nga hedhja e kapsollit deri tek largimi i autorit nga protestuesit, policia publikon videon

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave
Aktualitet

Bënë për spital për një shtetas gjatë ndalimit, AMP pezullon 3 policë të Shqiponjave

by mirseda
10:27 | 13/06/2025
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie të dyshuar për kryerjen e veprës...

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

Analiza nga BBC: Arsyeja pse Izraeli s*lmoi Iranin dhe pse pikërisht tani?

10:23 | 13/06/2025
Era Istrefi dhe Gjesti shihen së bashku në New York, ç’po ndodh mes dyshes?

Era Istrefi dhe Gjesti shihen së bashku në New York, ç’po ndodh mes dyshes?

10:21 | 13/06/2025
Halit Valteri paraqitet në SPAK

Halit Valteri paraqitet në SPAK

10:05 | 13/06/2025
Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

Zbulohet rasti i lojërave të fatit të paligjshme në Korçë, arrestohen dy persona

10:01 | 13/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com