Mëngjesin e sotëm është shembur Teatri Kombëtar dhe ka pasur përplasje të forta mes aktivistëve dhe policisë.
Ndër dhjetra të shoqëruarit raportohet se është edhe analisti Alfred Lela.
Shoqërimi i analistit u krye pak çaste më parë, kur situata para Teatrit u agravua ndërsa aktivistë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit tentuan të thyejnë kordonin e policisë.
Bashkë me analistin Lela mësohet se është shoqëruar edhe ish–deputetja e LSI-së, Silva Caka.