Pas shembjes së Teatrit Kombëtar, ka reaguar Kryetari i PD-së Lulzim Basha, teksa tregoi publikisht lëvizjen që do bëjë.
Basha theksoi se ditën e sotme grupi opozitar do të mblidhet për të marrë vendime politike.
Përgjatë një deklarate për mediat ai u shpreh se policia ka dhunuar të pranishmit në godinën e teatrit:
“Dhunuan gratë, rrëzuan kamerat, dhunuan drejtues të opozitës se u shkuan në ndihmë. Flamur Noka ja ku është mund ta pyesni, përdorën ndaj tij dhunë. Kreu i FRPD ndodhet në komisariat. Gjithçka ndodhi në orët e para të ditës”.