Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar një padi pranë Prokurorisë së Tiranës, në lidhje me vendimin e Këshillit Bashkiak mbrëmjen e djeshme, që vendosi shembjen e godinës së Teatrit.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka ngritur një padi për tre zyrtarë të Institutit të Ndërtimit.
Pas vendimit të djeshëm të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës, ku u mor vendimi për shembjen e Teatrit dhe ndërtimin e një Teatri të ri, ky është hapi i radhës që ka marrë Aleanca.
Mbrëmjen e djeshme, Basha iu bashkua aktorëve që kundërshtojnë prishjen e godinës. Sot pritet që ti bashkohet edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Gjithashtu po ditën e sotme në 12:30, aleanca ka paralajmëruar se do të zhvendoset përpara Ministrisë së Kulturës, ku disa prej tyre do të vendosin disa pankarta kundër kryeministrit Edi Rama.