Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të intervistojë të hënën e 18 Majit, katër kandidatët që konkurrojnë për prokuror në SPAK.
KLP njofton se intervistat do të regjistrohen në audio dhe do të zgjasin jo më shumë se 45 minuta.
Për shkak të Covid-19 intervistat me kandidatët për SPAK do të zhvillohen pa praninë e mediave… do të publikohen në faqen e KLP-së brenda 24 orësh, raporton “abcnews.al”.
“Në zbatim të nenit 14, pika 3 të rregullores “Mbi kriteret dhe procedurën për ngritjen në detyrë të prokurorëve pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.
Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe do të zgjasin jo më shumë se 45 minuta për secilin kandidat.
Kandidatët do të njoftohen nominalisht për orarin e zhvillimit të intervistës sipas datave të përcaktuara më sipër. Këshilli kërkon nga kandidatët të marrin masa për t’u paraqitur pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datën dhe orën që do t’u njoftohet”, njofton KLP.
Orari i intervistimit për secilin kandidat
Dorina Bejko 10.00;
Dritan Premçi 10.45;
Sotir Kllapi 11.30;
Vladimir Mara 12.15.