Presidenti Ilir Meta iu drejtua sërish sot Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Teatrit Kombëtar.
Pas dorëzimit të padisë në Kushtetuese, këshilltari juridik i Presidentit, Bledar Dervishi ka folur për “Zërin e Amerikës”, duke sqaruar objektin e padisë:
“Kërkesa ka në objekt shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë. Kjo kërkesë e dytë është në vijim të të parës, me të tjera argumente. Prishja e godinës ka efekt humbje të aseteve që konsiderohen trashëgimi kombëtare. Kërkohet nga Kushtetuesja pezullimi i efekteve të këtij vendimi, që kalon të drejtën e pronësisë, por edhe çdo veprim tjetër që cënojnë godinën e Teatrit Kombëtar”.
Kujtojmë se Këshilli Bashkiak ka planifikuar në rendin e ditës për nesër diskutimin për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu në të njëjtin truall.