Kreu i qeverisë, Edi Rama, ishte në depon farmaceutike në QSUT, ku tha se situata e hapjes është problematike dhe duhet të jemi të përgatitur. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar shqiptarët se duhet të jemi të përgatitur për një valë të dytë të mundshme të koronavirusit në vend.
Ai parashtroi edhe çështjen e hapjes së vendit, duke iu referuar qytetarëve të cilët ende nuk e marrin seriozisht situatën. Rama ka sqaruar se situata nga pandemia ka këto shifra të ulta, si rezultat i shtrëngimit të fortë. Duke lënë të nënkuptuar se qytetarët nuk duhet që të abuzojnë.
“Ne duhet ta përgatisim, sepse çdo gjë mund të ndodhë, edhe duhet të jemi gati. Është shumë problem kjo situatë e hapjes, sepse edhe mënyra sesi shkoi gjëja, njerëzit u relaksuan ‘hë se s’ka gjë’.
Shumica e kuptojnë se ishte rezultat i shtrëngimit të fortë, megjithatë jeta, rutina, zakonet janë shumë të forta.
Kështu që ne duhet të përgatitemi shumë fortë për eventualitetin e një vale tjetër. Lexova një artikull ku thoshte se vala e dytë e gripit spanjoll ishte më e…Do Zoti që nuk na sjell një provë të tillë. Megjithatë duhet të jemi të përgatitur”, tha Rama.