Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha se situata ekonomike e familjeve dhe bizneseve shqiptare është mjaft e rënduar.
Në një prononcim pas takimit të aleatëve opozitarë në selinë e PD-së, Kryemadhi tha se është diskutuar përgatitja e një platforme për rifuqizimin e ekonomisë shqiptare.
Ajo komentoi edhe çështjen e Reformës Zgjedhore, duke theksuar se ai është kushti i parë i vendosur nga BE dhe duhet të mbarojë në mënyrë urgjente.
“Uria për tu takuar me atë strukturë që i jep zgjidhje kësaj situate alarmante është e madhe. Zoti Basha ka qenë në takim dhe ne kemi pasur takimet tona. Njerëzi presin për të qarë hallin. Çdo shqiptar është në ditën më të zezë ekonomike. pandemia e COVID është shndërruar në pandemi ekonomike e ka shkatërruar ekonominë shqiptare. Ajo që diskutuam sot është përgatitja e një platforme për rifuqizimin e ekonomisë shqiptare, të biznesit të vogël, të biznesit të mesëm që është sot në ditët më të vështira.
Dua të bëjë një sqarim se përveçse, nesër është grupi i punës i këshillit politik. këshilli politik përbëhet nga 10 vetë, 5 nga opozita jashtëparlamentare 5 i ka parlamenti. Grupi i punës përbëhet nga 4 vetë, që bëjnë përgatitjen e materialeve. Ta sqarojmë këtë se nuk e kuptojnë, edhe ambasadorët se bëjnë gafa diplomatike. nesër është takimi i radhë për t’u përgatitur me punët që janë lënë në harresë. Ne jemi shumë të qartë dhe të vendosur që reforma zgjedhore që është kushti i parë duhet në mënyrë urgjente të mbarojë. Mbyllja e reformës çon vendin drejt një zgjidhjeje që janë zgjedhjet e reja. Se janë dy miratimi dhe implementimi”, tha ajo.