Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Ç’po ndodh me koronavirusin në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Ç’po ndodh me koronavirusin në Shqipëri? Ministria e Shëndetësisë jep të dhënat

Situata me koronavirusin në Shqipëri po vijon të jetë e qëndrueshme, me një kurbë e cila nuk luhatet me shifra ekstremale.

Në përditësimin e fundit, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë indentifikuar 12 raste të reja me COVID-19.

Me shifrat e fundit, shkon në 868 numri i personave të infektuar me koronavirus.

Nga 170 qytetarë të testuar si të dyshuar, nga këta 12 janë pozitiv.

Një lajm mjaft i mirë është se prej më shumë se 10 ditësh, nuk është shënuar asnjë humbje jete.

Njoftimi

Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme, mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive.

Në 24 orët të fundit janë testuar 170 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë, kontakte të rasteve të mëparshme. Shpërndarja e të prekurve me COVID-19 është si vijon: 8 raste në Tiranë, 2 në Kamëz, 1 në Krujë dhe 1 në Fier. Të shëruar janë 23 qytetarë.

Gjatë ditëve të fundit kemi një përmirësim të situatës edhe në spitale. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë të shtruar 29 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive, dhe prej më shumë se 10 ditësh nuk kemi asnjë humbje jete.

Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 868 qytetarë. Prej tyre 650 qytetarë ose rreth 75% janë shëruar. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Me pak se 15% e te prekurve aktivë po marrin trajtim në spitalet Covid, pjesa tjetër ndiqet nga mjeku i familjes.

Siç jeni në dijeni nga dita e hënë, 11 Maj do të ketë një tjetër lehtësim masash.
Nga nesër shtohen si zona të gjelbërta bashkitë: Lushnje, Patos, Roskovec, Korcë, Has, Kukës, Lezhë, Mirditë, Fushë-Arrez, Malësi e Madhe, Pukë, Vau Dejes, Kavajë dhe Vorë, me të njëjtat rregulla.

Në këto zona lejohet qarkullimi ndërqytetas brenda zonave të gjelbërta me automjet privat, duke lejuar udhëtimin e më shumë se dy personave të së njejtës familje, deri në orën 21:00.

Po kështu, lejohen të ushtrojnë veprimtarinë sipas protokolleve strikte të sigurisë, klinikat dentare, parukeri, berber dhe dyqanet në qendrat tregëtare. Duke filluar nga data 11 Maj të gjithë të riatdhesuarit do të vetëkarantinohen në banesë.

Pavarësisht lehtësimit të masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i fton qytetarët të respektojnë rregullat, të ruajnë distancimin fizik dhe higjienën personale; bizneset të zbatojnë protokollet e sigurisë për të ruajtur shëndetin e qytetarëve.

Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes Covid-19, ndaj ju lutemi telefoni në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

Për informacion në lidhje me COVID19, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (10 Maj 2020)
Teste të kryera 10438
Raste pozitive 868

Raste të shëruara 650
Raste Aktive 187
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:
Tiranë 87
Krujë 58
Shkodër 16
Kamëz 11
Fier 5
Kurbin 3
Elbasan 3
Mirditë 1
Berat 1
Durrës 1
Korçë 1

Tags: infektivikoronavirusurgjenca

TË LIDHURA

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!
Aktualitet

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje
Aktualitet

Trup i pajetë në Elbasan/ 66-vjeçari gjendet i djegur në banesë, policia jep detaje

21:30 | 30/12/2025
Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur
Aktualitet

Aksident në Korçë/ Niset me urgjencë drejt spitalit një i pl*gosur

21:02 | 30/12/2025
Next Post
Kina ‘godet’ sërish, virusi i ‘miut’ alarmon shkencëtarët

Kina ‘godet’ sërish, virusi i ‘miut’ alarmon shkencëtarët

Nga nesër përfshihen në zonën e gjelbër edhe 14 bashki

Nga nesër përfshihen në zonën e gjelbër edhe 14 bashki

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Meta jep mesazhin e fortë

Dita Kombëtare e Drejtësisë, Meta jep mesazhin e fortë







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”
Showbizz

Juela rrëfen tragjedinë familjare: Partneri dhe motra e tij u vranë, “zemra mu copëtua”

by mirseda
00:18 | 31/12/2025
0

Juela ka bërë një rrëfim tronditës në “Big Brother VIP”, për vrasjen e partnerit dhe motrës së...

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

“Nuk e kam tradhtuar kurrë”/ Iliri surprizohet në BBV, telefonatë nga bashkëshortja

22:39 | 30/12/2025
Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

Holandë/ Arrestohet 29-vjeçari sirian, dyshohet se planifikonte sulm në Europë, lidhje me ISIS

22:27 | 30/12/2025
Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

Përdhunoi dhe la shtatzënë 12-vjeçaren, flasin të afërmit e autorit 70-vjeçar: Jemi të tronditur!

21:53 | 30/12/2025
“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

“Ke qejf të vetëshpallesh”/ Nga miq në rivalë, Stine përplaset me Mirin: Nuk pate shumë aksion

21:33 | 30/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com