Banka Qendrore Evropiane është shprehur se nuk ka rrezik të konsiderueshëm, që një person ta marrë koronavirusin nëpërmjet kartëmonedhave të eurove.
Anëtari i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, Fabio Panetta, deklaroi se testet e laboratorëve evropianë kanë treguar se niveli i mbijetesës së koronavirusit është “10 deri 100 herë më i lartë” në një sipërfaqe çeliku, sesa në kartëmonedha.
“Analizat e tjera tregojnë se është shumë më e vështirë që një virus të transferohet nga sipërfaqja poroze, si kartëmonedha e pambukut, sesa nga sipërfaqe të lëmuara, si plastika”, shkroi Panetta në një blog.
Euro shtypet në letër të pastër me fije pambuku, teksa më shumë se 340 milionë njerëz në të gjithë Evropën e përdorin atë.