“Rruga e Arbërit po merr formë”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën me dije se Rruga e Arbërit po merr formë.

Kreu i Qeverisë ka publikuar një video, ku shfaqet bashkë me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, në Urën e Vashës, e cila është më e larta në rajon, 152m.

“Rruga e Arbërit po merr formë – Sot në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm”, shkruan kryeministri.

🟢 RRUGA E ARBËRIT PO MERR FORMË – Sot në Urën e Vashës, më e larta në rajon, 152m, tashmë thuajse e përfunduar, ndërkohë që janë hapur edhe 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në tunelin kryesor të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralelisht me një by-pass panoramik për të mos shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm😊#DIBRAqëDUAM❤️

Publiée par Edi Rama sur Mardi 28 avril 2020