Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

“Borxhlinjtë” e OSHEE-së, thellohet gjendja debitore në 2019

6 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
“Borxhlinjtë” e OSHEE-së, thellohet gjendja debitore në 2019

Gjendja debitore e kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë u thellua në vitin 2019 duke regjistruar nivelin 72.5 miliardë lekë, me rritje 1% në krahasim me një vit më parë. Kjo situatë ka qenë në luhatje të vazhdueshme nga viti në vit duke mos ruajtur ndonjë trend të rregullt ulës edhe pse brenda kategorive që kanë akumuluar debinë dhe që e paguajnë rregullisht atë, familjarët duket se janë më të rregulltit.

Sipas të dhënave që jepen nga OSHEE, rezulton se debia për familjarët, nga 48.1 miliardë lekë që ishte në vitin 2018 është ulur në 46.6 miliardë lekë në fund të vitit 2019. Ndërkohë ulje modeste me pak më shumë se 100 milionë lekë ka pasur edhe debia e kategorisë private ku janë bizneset. Kjo debi në total në fund të vitit 2019 ishte 11.3 miliardë lekë.

Institucionet jobuxhetore kanë thelluar gjendjen e tyre debitore pranë OSHEE me një rritje prej 24 për qind në raport me vitin 2018. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund të vitit 2019 gjendja debitore e këtyre institucioneve arriti 9.3 miliardë lekë. Rritje ka pësuar edhe gjendja debitore e institucioneve buxhetore teksa nga 3.1 miliardë lekë në fund të vitit 2018 ajo ka arritur në 3.68 miliardë lekë.

Tendenca rritëse e borxhit të institucioneve ndaj kompanisë publike të shpërndarjes së energjisë sa i takon pjesës së buxhetorëve është vënë re nga viti 2015 kur ishte 1.9 miliardë lekë dhe e njëjta gjë vihet re edhe tek insitucionet jobuxhetore që në harkun e 5 viteve e kanë rritur me më shumë se tre herë këtë debi.

Më së shumti tek institucionet dominojnë ujësjellësit, spitalet, shkollat, ndërmarrjet e ndriçimit në qytete, por nuk përjashtohen edhe ente të tjera publike.

Në fund të marsit të këtij viti OSHEE bëri me dije se do të falte kamatvonesat e energjisë të krijuara deri më 31 dhjetor 2019, por sqaroi se principali do të mbetet aktiv dhe duhet të vazhdojë të paguhet. Sipas shifrave të bëra publike nga OSHEE nga kjo nismë përfitojnë në total 227,568 abonentë, prej të cilëve 205,228 janë familjarë dhe 22,340 konsumatorë biznes. Shuma totale e falur e kamatëvonesave llogaritet në 15,8 miliard lekë./Monitor

Tags: borxhlinjtëdebitoregjendjaOSHEEthellohet

TË LIDHURA

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon
Aktualitet

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

11:26 | 02/02/2026
Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”
Kryesore

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit
Politikë

“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

10:44 | 02/02/2026
Next Post
OBSH bën thirrje për solidaritet në të gjithë botën

OBSH bën thirrje për solidaritet në të gjithë botën

Mos e besoni po deshët/Futbollistët nuk do kenë të drejtë të pështyjnë në fushë

Mos e besoni po deshët/Futbollistët nuk do kenë të drejtë të pështyjnë në fushë

Bie aksidentalisht nga pema, humb jetën fotografi në Elbasan

Bie aksidentalisht nga pema, humb jetën fotografi në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

“Unë e vrava”/ Merr kthesë vrasja e Jani Aliajt në burgun e Koridhalos, dyshohet se u ekzekutua…

09:41 | 26/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon
Aktualitet

Ambasadori i Spanjës mbërrin në SPAK, takim me Klodjan Brahon

by mirseda
11:26 | 02/02/2026
0

Ambasadori i Spanjës në Tiranë ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Gabriel Cremades Ventura do...

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

Mozaiku i Tiranës nominohet për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026”

10:50 | 02/02/2026
“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

“Videot janë në dosjen e SPAK, rrugaçe e ligjit”, Berisha: Irena Gjoka këshilltare e Ergys Agasit

10:44 | 02/02/2026
Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës së sigurisë, Sali Berisha paraqitet në SPAK

10:24 | 02/02/2026
“Shtëpitë e barit” të zbuluara në Vaun e Dejës, arrestohet edhe një 46-vjeçar

“Shtëpitë e barit” të zbuluara në Vaun e Dejës, arrestohet edhe një 46-vjeçar

09:57 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com