Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri/ Sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
COVID-19 në Shqipëri/ Sa raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, duke e çuar në 750 numrin total të të infektuarve.

Numri i viktimave si pasojë e COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 30.

Njoftimi i MSH: “Si çdo ditë, ju bëjmë me dije rezultatet e 24 orëve të fundit sa i takon gjurmimit dhe hetimit epidemiologjik dhe situatën e deritanishme të përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 267 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID-19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

Deri në këto momente janë testuar 7758 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 750 raste. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuara është 46.8 vjeç.

Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një 52-vjeçar nga Kruja me iniciale S. B i cili ka qëndruar për 8 ditë në reanimacion i intubuar në spitalin infektiv.

Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimët familjarëve. Shkon në 30 numri i qytetarëve që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Aktualisht në vendin tonë, 289 persona janë aktivë me COVID-19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve, është si vijon:

Bashkia; Të prekur; Të shëruar

Tiranë; 309; 188

Shkodër;107; 64

Krujë; 97; 9

Durrës; 42; 38

Fier; 37; 29

Kurbin; 31

Korçë; 19; 18

Elbasan; 18; 15

Kukës; 18; 10

Lezhë; 14; 14

Has; 14; 12

Kavajë; 9; 8

Lushnje; 7; 4

Vlorë; 5; 4

Pukë; 5; 4

Mirditë; 5; 3

Rrogozhinë; 4; 4

Tropojë; 4; 4

Berat; 3; 2

Mallakastër; 1; 1

Mat; 1

Pavarësisht luhatjeve në numra ditorë situata vazhdon të jetë e kontrolluar. Tregues për këtë janë numri i qëndrueshëm i shtrimeve në spitale dhe numri i ulët i qytetarëve që kanë pasur nevojë për frymarrje të drejtuar.

Që kjo situatë të vazhdojë të jetë e kontrolluar dhe në kushtet e lehtësimit të disa masave, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Këto masa duhet të respektohen makimalisht edhe brenda rretheve familjare, duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID-19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID-19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40”.

Tags: COVID-19koronavirusshqiperi

TË LIDHURA

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
Aktualitet

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

20:28 | 23/02/2026
Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd
Aktualitet

Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd

20:21 | 23/02/2026
Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj
Aktualitet

Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj

19:29 | 23/02/2026
Next Post
“Po përpiqet të shmangë koronavirusin”, ja çfarë thotë ministri për Kim Jong-un

“Po përpiqet të shmangë koronavirusin”, ja çfarë thotë ministri për Kim Jong-un

Shtyhet për në 13 maj gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Shtyhet për në 13 maj gjyqi ndaj Saimir Tahirit

Ja kur planifikohet të hapen shkollat në Kosovë

Ja kur planifikohet të hapen shkollat në Kosovë







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth
Aktualitet

Flakët “përpijnë” lokalin në Lungomare, rrezikohen ndërtesat përreth

by mirseda
20:28 | 23/02/2026
0

Një ambient shërbimi është përfshirë nga flakët në zonën fundore të Lungomares në Vlorë, gjatë orëve të...

Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd

Rama nga helikopteri: Ligësi t’i faturohet qeverisë bllokimi në Librazhd

20:21 | 23/02/2026
Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

Rob Jetten bëhet kryeministri i parë homoseksual i Holandës

19:55 | 23/02/2026
Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj

Gjykata rrëzon Anila Bishën për pezullimin e imazhit të saj

19:29 | 23/02/2026
Shqipëria dhe Hungaria thellojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes

Shqipëria dhe Hungaria thellojnë partneritetin strategjik në fushën e mbrojtjes

19:23 | 23/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com