Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

I infektuar me COVID-19, ndërron jetë publicisti i njohur shqiptar

6 vjet ago
in Stil, Të Gjitha, W-Instant
I infektuar me COVID-19, ndërron jetë publicisti i njohur shqiptar

Publicisti i njohur shqiptar, Ilir Hashorva, i cili ishte infektuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në SHBA.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët i kanë shkruar mesazhe ngushëllimi.

Hashorva jetonte në New York dhe ka punuar në përkthim dhe shkrime që sipas mikut të tij Ardian Vehbiu, ishin “shembuj të një qasjeje të arsyeshme dhe etike ndaj botës së sotme”.

Ilir Hashorva ishte djali i Ali Hashorvës, mësues dhe përkthyes i njohur.

Ai ka botuar librat “Gandi – jeta”, “Gandi – filozofia dhe feja, Gandizmi” dhe “Analiza e komente për Gandin dhe Gandizmin”, përkthimin “8 orë nga Anglia” të autorit britanik Anthony Quale.

Ja postimi i plotë i Ardian Vehbiut: “Mbrëmë u nda prej nesh kushëriri im, miku dhe intelektuali Ilir Hashorva, i sëmurë me Covid-19.

Ka qenë gjithnjë pjesë dhe referim i familjes sime, veçanërisht i nënës sime, që e donte si të vetmin vëlla që nuk e pati.

Babai i tij, Ali Hashorva, ka qenë nga intelektualët e shquar të Shqipërisë para-komuniste, që mezi i mbijetoi tallazet e periudhës totalitare.

I kujtoj me shumë mall ato kohë të fëmijërisë që kam kaluar në shtëpinë e tyre: nga Lili dhe motra e tij Nika (Hysnija) kam marrë hua “Udhëtimet e Guliverit”, “Liza në Botën e Çudirave” dhe “Aventurat e Heklberri Finn-it”.

Atje kam njohur një familje ku librin e trajtonin si floriri.

Këto 20 vjet të fundit, Lilin e kam pasur komshi në Bronx: punonte për një seri biografish të njerëzve të shquar, si Gandhi dhe Mandela, të cilët ua paraqiti lexuesve shqiptarë edhe si ndriçimtarë të një morali të ri humanist.

Shkrimet e tij në shtyp ishin gjithnjë tërheqëse dhe shembuj të një qasjeje të arsyeshme dhe etike ndaj botës së sotme.

Lili ishte plot energji dhe plane: sa herë që shiheshim, qoftë në Tiranë qoftë këtu në NYC, do të flisnim për librat që kish ndërmend të botonte.

Sa e hidhur po më duket tani, që libri i fundit për të cilin po kujdesej, përkthimi integral që ia kish bërë i ati, Ali Hashorva, “Dekameronit” të Boccaccio-s, fliste për një epidemi të rëndë, si kjo e tanishmja.

I qoftë dheu i lehtë! Ngushëllime nga zemra Lindës, dy fëmijëve dhe motrës Nika”.

 

Tags: COVID-19koronaviruspublicistshqiptar

TË LIDHURA

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”
Bota

“Shpërthimi gjigant vullkanik që ndryshoi Tokën, çfarë zbuluan shkencëtarët”

13:50 | 09/03/2026
Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale
Bota

Një javë nga Oscar 2026, nata e Hollivudit nën hijen e tensioneve globale

13:04 | 09/03/2026
Next Post
I riu kapet me 16 mijë euro në Rinas, ja çfarë thotë policia (FOTO)

Sherr me thika në Tiranë, dy të rinj plagosin 23-vjeçarin në një ‘Fast Food’

Mustafa sot iu prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re

Mustafa sot iu prezanton deputetëve të LDK-së qeverinë e re

Masat për koronavirusin/ Conte: Nuk pendohem për asgjë

Masat për koronavirusin/ Conte: Nuk pendohem për asgjë







JU REKOMANDOJMË

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

Donald Trump nuk ndalet: Pas Iranit, radhën e ka…

11:27 | 06/03/2026
Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

Ku paskam qënë që nuk ika më herët! Rama i merr “bukuroshen” e njohur PD, i jep postin e madh

18:19 | 07/03/2026
Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

Aksidenti në Itali ku humbi jetën Flori Topalli, vdes në spital edhe shoferi shqiptar

18:04 | 07/03/2026
Vritet 57-vjeçari në Krujë

Qëlloi veten me armë zjarri, vdes 47-vjeçari në Tiranë

22:14 | 09/03/2026




TË FUNDIT

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar
Rajoni

Bastisje në burgun e Malandrinos, gjendet thikë në qelinë e kriminelit famëkeq shqiptar

by mirseda
10:09 | 13/03/2026
0

Oficerët e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar kanë zhvilluar një operacion kontrolli në Malandrinos Prison,...

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Lëvizte me armë zjarri, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

09:30 | 13/03/2026
Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

09:00 | 13/03/2026
Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

Aeroplani amerikan i furnizimit me karburant rrëzohet në Irak, Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur

08:49 | 13/03/2026
Trump paralajmëron sërish Iranin: Goditja e madhe po vjen! Regjimin terrorist do e shkatërrojmë

Trump paralajmëron sërish Iranin: Goditja e madhe po vjen! Regjimin terrorist do e shkatërrojmë

08:43 | 13/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com