Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ditën e sotme pritet të zhvillojë një takim me Grupin Parlamentar të partisë së tij, për t’iu prezantuar kabinetin qeverisës dhe për të marrë aprovimin e tyre.
Raportohet se takimi do të zhvillohet ditën e sotme në orën 11:00 në zyrat e Grupit Parlamentar.
Deputetët e LDK-së do të shohin përbërjen e qeverisë së re, me emra konkretë dhe të gjitha detajet e marrëveshjes, të cilat akoma nuk janë bërë të ditura për publikun.
Me deputetët e LDK-së, Isa Mustafa do të flasë edhe për votimin e kësaj qeverie.
Ende nuk dihet nëse Vjosa Osmani do të jetë pjesë e takimit.