Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Shtëpia e Bardhë njofton planet për rritje dramatike të testimeve për COVID-19

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Shtëpia e Bardhë njofton planet për rritje dramatike të testimeve për COVID-19

Shtëpia e Bardhë lëshoi udhëzime të reja të hënën mbi testimet për Covid-19 dhe rihapjen e bizneseve ndërsa Presidenti Donald Trump deklaroi se “të gjitha pjesët e vendit janë në gjendje të mirë, ose duke u përmirësuar. Në të gjitha rastet duke u përmirësuar”.

Shtëpia e Bardhë publikoi atë që përshkruajti si një përmbledhje gjithëpërfshirëse të përpjekjeve të saj për të vënë në dispozicion teste të mjaftueshme për COVID-19, në mënyrë që shtetet të mund të testojnë të paktën 2.6 për qind të popullsisë së tyre çdo muaj.

Zonat që janë goditur më rëndë nga koronavirusi do të jenë në gjendje të testojnë dy herë më shumë, ose më të lartë se sa niveli mesatar.

Presidenti Trump dhe ekspertët mjekësorë të administratës së tij prezantuan planin gjatë një telefonate me guvernatorët e shteteve të hënën mbasdite, dhe Trump njoftoi se bizneset si farmacia CVS do të zgjeronin qasjen në teste në mbarë vendin.

Zhvillimet e së hënës kishin për qëllim mbushjen e boshllëqeve kritike në planet e Shtëpisë së Bardhë për të filluar “rihapjen” e vendit, duke rritur testimet për virusin ndërsa zhvendos fokusin e presidentit tek rimëkëmbja e ekonomisë së goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit.

Duke folur në një konferencë për shtyp në oborrin e Shtëpisë së Bardhë të hënën në mbrëmje, Presidenti Trump tha se “testimi nuk do të jetë aspak problem”, duke shtuar, “ka një dëshirë të madhe për rihapjen e vendit tonë”.

Presidenti tha se plani i tij do t’i udhëzojë shtetet se si mund të rrisin në mënyrë dramatike testimin dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar.

Gjatë bisedës telefonike me guvernatorët e shteteve, Presidenti Trump sugjeroi se shumë shtete duhet të shqyrtojnë rihapjen e shkollave para fundit të vitit shkollor për t’ia lehtësuar prindërve rikthimin në punë.

“Disa prej jush duhet të mendoni rreth hapjes së shkollave sepse shumë njerëz duan hapjen e shkollave”, tha Trump në bisedën me guvernatorët.

Agjencia e lajmeve Associated Press kishte marrë një audio regjistrim të bisedës telefonike mes Administratës së Presidentit Trump dhe guvernatorëve të shteteve.

Presidenti Trump tha në konferencën për shtyp në oborrin e Shtëpisë së Bardhë se vende të tjera të botës po kontaktojnë administratën e tij për të mësuar më shumë mbi hapat lidhur me testimet. /Voa

Tags: koronavirusplaneshtepia e bardhe

TË LIDHURA

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin
Bota

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

22:18 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë
Bota

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve
Bota

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Next Post
Kriza e koronavirusit, rritet me 37% numri i të papunëve në Shqipëri

Kriza e koronavirusit, rritet me 37% numri i të papunëve në Shqipëri

COVID-19/ Çfarë po fsheh Pekini vallë

COVID-19/ Çfarë po fsheh Pekini vallë

Masat kundër COVID-19/ Sa do të jetë distanca e sigurisë në plazhe dhe restorante

Masat kundër COVID-19/ Sa do të jetë distanca e sigurisë në plazhe dhe restorante







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin
Bota

Fundi i luftës në Ukrainë/ Witkoff dhe Kushner parashikojnë brenda muajit një takim me Putin

by mirseda
22:18 | 14/01/2026
0

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, dhe dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner,...

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

Jo vetëm trofe, Kupa e Shqipërisë hap rrugën për Europën – vendi i parë rrezikon të mos kualifikohet

22:02 | 14/01/2026
Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

Zelensky do të shpallë gjendje të jashtëzakonshme për sektorin e energjisë në Ukrainë

21:58 | 14/01/2026
Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

Vendet perëndimore këshillojnë largimin e qytetarëve nga Irani për shkak të tensioneve

21:15 | 14/01/2026
Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

Pas arratisjes së Altin Ndocit, nis transferimi i të rrezikshmëve nga Durrësi në Fier

20:51 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com