Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Zgjedhjet presidenciale mes pandemisë së koronavirusit

6 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Zgjedhjet presidenciale mes pandemisë së koronavirusit

Pandemia e koronavirusit ka patur efektet edhe tek fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Ajo që pritej të ishte një zgjedhje ideologjike mes politikave të ashpra të Presidentit Trump për imigracionin dhe politikave proteksioniste të tregtisë, përballë sfiduesit demokrat Joe Biden, që ka qëndrime më të moderuara dhe mbështet kujdesin shëndetësor, nuk ekziston më.

Analistët thonë për Zërin e Amerikës se zgjedhjet e këtij viti mund të jenë tërësisht një referendum mbi mënyrën se si presidenti ka trajtuar ekonominë dhe krizën e shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia.

Ndërsa numri i vdekjeve nga koronavirusi sa vjen e rritet dhe miliona amerikanë kanë humbur vendet e punës, Presidenti Trump e ka zhvendosur fokusin e fushatës së tij nga periudha e begatisë tek drejtimi i një rimëkëmbje kombëtare. Norman Ornstein është me Institutin Amerikan Enterprise.

“Kjo nuk është ana e fortë e Donald Trumpit dhe ai ka qënë më përçarës se sa unifikues në atë front.”

Gjatë krizës së koronavirusit zoti Trump ka dominuar median me konferencat e përditshme të shtypit. Kritikët thonë se daljet televizive shpesh përdoren për të promovuar veten sesa për të dhënë informacione të dobishme.

Kjo qasje nuk duket të jetë popullore, ndërsa gjatë javëve të fundit ka rënë mbështetja për të.

Ai e ka kaluar përgjegjësinë për testimet tek shtetet, duke dhënë këshilla kontradiktore për rihapjen e ekonomisë si dhe ka promovuar trajtime të paprovuara dhe ndoshta të rrezikshme si ilaçi kundër malaries, hydroxychloroquine.

Specialitët e mjekësisë paralajmëruan të enjten kundër sugjerimit të presidentit se injektimi i dezifektantit mund të eleminonte virusin, duke e quajtur atë të rrezikshëm.

Ndërsa disa amerikanë kanë protestuar kundër vetizolimit që ka mbyllur biznese, zoti Trump i inkurajoi disa në rrjetin Twitter.

Ditë më pas, ai kritikoi guvernatorin e Xhorxhias për zbutjen e kufizimeve para kohe. Matt Grossman është profesor i shkencave politike në Universitetin shtetëror të Miçiganit.

“Është një taktikë e zakonshme e presidentit për të fajësuar të tjerët dhe përpjekjet për të marrë meritat për arritjet, si dhe duke lënë njerëzit e tjerë të marrin përgjegjësitë për pengesat.”

Presidenti ka ngrirë për 60 ditë procesin e imigracionit. Ai ka fajësuar keqinformimin nga Kina për përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara.

Ndërkohë mbështetja për kandidatin demokrat për president Joe Biden është rritur edhe pse është zvogëluar mbulimi mediatik i fushatës së tij dhe janë anuluar tubimet publike.

Ky mund të jetë edhe plani i tij, thotë analisti Matt Grossmann.

“Ka një logjikë që të menjahohet dhe të lërë presidentin të bjerë.”

Analistët thonë se përvoja e zotit Biden në qeveri dhe në menaxhimin e shpëthimit të Ebolës gjatë administratës së Presidentit Obama, i kanë shtuar shanset e tij për zgjedhje. Norman Ornstein është me Institutin Amerikan Enterprise.

“Duke patur parasysh atë që shohim, se si vepron administrata e zotit Trump, kjo do të jetë në avantazhin e zotit Biden. Por kjo nuk do të thotë se e ka të sigurtë zgjedhjen.”

Shansi politik për zotin Trump mund të duket në horizont nëse para zgjedhjeve zvogëlohet shkalla e infektimit dhe ekonomia fillon të përmirësohet.

Por një valë e dytë, e parashikuar nga specialistët, dhe mbyllja e vendit në vjeshtë, mund të rrisin përspektivat për zotin Biden. /Voa

Tags: koronavirusPresidencialeTrumpzgjedhje

TË LIDHURA

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

23:03 | 27/03/2026
Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa
Bota

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit
Bota

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
Next Post
“Pandemia është maratonë dhe jo sprint”

“Pandemia është maratonë dhe jo sprint”

“Ekonomia vuan”/ PD: Rama bën kllounin për të fshehur varfërinë

“Ekonomia vuan”/ PD: Rama bën kllounin për të fshehur varfërinë

COVID-19/ Maqedonia e Veriut shënon numrin rekord të të shëruarve

COVID-19/ Maqedonia e Veriut shënon numrin rekord të të shëruarve







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

Krimi në Roskovec/ Vëllai: “E vrau motrën”, zbulon detaje tronditëse

11:36 | 25/03/2026




TË FUNDIT

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”
Bota

Irani dënon sulmet izraelite: “Do paguani çmim të rëndë”

by mirseda
23:03 | 27/03/2026
0

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, ka dënuar ashpër sulmet izraelite ndaj objekteve bërthamore iraniane, duke...

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

Sulmet iraniane ndaj shteteve të Gjirit vazhdojnë, dy porte në Kuvajt sulmohen me dronë dhe raketa

22:47 | 27/03/2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

22:35 | 27/03/2026
“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

“Meta në paraburgim pa dosje”/ Reagon Ambasada në Shkup

22:28 | 27/03/2026
Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

Mbi 400 luftëtarë të Hezbollahit janë vrarë që nga fillimi i konfliktit me Izraelin

22:06 | 27/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com