Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shënohet bilanci i frikshëm në 24 orë, numri i të prekurve me COVID-19 thyen rekordin sot (VIDEO)

5 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Shënohet bilanci i frikshëm në 24 orë, numri i të prekurve me COVID-19 thyen rekordin sot (VIDEO)

Shqipëria po kthehet në një zonë të kuqe, lidhur me infektimet me koronavirus. Në 24 orët e fundit janë identifikuar 34 raste të reja me COVID-19. Pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve pozitive të mëparshme.

Teksa dukej se numri i rasteve me koronavirus po mbahej i qëndrueshëm, sot kemi një fluks të personave të infektuar.

Me shifrat e fundit, në total në Shqipëri kemi 712 pacientë me koronavirus. Po kështu, në përditësimin e fundit, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se edhe numri i të shëruarve është i konsiderueshëm. Bëhet fjalë për 403 pacientë, të cilët ia kanë dalë mbanë me  betejën ndaj koronavirusit vdekjeprurës.

Njoftimi

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 247 persona të dyshuar me COVID-19. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 34 raste pozitive me COVID-19.

Edhe pse ka një numër të lartë të rasteve sot, pjesa më e madhe janë asimptomatikë, pra pa shenja të sëmundjes dhe kryesisht janë kontakte të rasteve pozitive të mëparshme. Vijon hetimi epidemiologjik në vatrën e Krujës, ku janë zbuluar 18 raste, të gjitha janë kontakte të rasteve të zbuluara para disa ditësh.

Siç është edhe një rast në Mat, kontakt i një prej rasteve pozitive të Krujës që lidhet me vatrën në fasoneri.

Nga asnjë fasoneri tjetër nuk kemi deri më sot asnjë rast simptomatik. Kjo tregon qartë se në këtë përballje me koronavirusin, rolin kryesor e luan sjellja jonë në raport me rregullat.

Lidhur me rastet e tjera të identifikuara në 24 orët e fundit, 6 raste në Kukës, kontakte të rastit të djeshëm të zbuluar, 4 raste në Tiranë, që lidhen me vatrën në institucionin e vuajtjes së dënimit, janë 2 raste në Kurbin, 1 rast në Lushnje, 1 rast në Berat dhe 1 rast i importuar nga Greqia, i identifikuar gjatë qëndrimit në karantinë në Përmet, i cili aktualisht po trajtohen në spitalin infektiv në Tiranë.

Deri në këto momente janë testuar 7015 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 712 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 403.

Aktualisht në vendin tonë 282 janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët 1 është i intubuar

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në terapi intensive nga të cilët 2 pacientë janë të intibuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë. Pra ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive.

Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet në Mat dhe zgjerohet në Krujë, Tiranë, Kukës, Kurbin, Berat, Fier, dhe Lushnje.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

Tiran ë 289 raste

Shkodër 103 raste

Krujë 83 raste

Durrës 42 raste

Fier 37 raste

Kurbin 31 raste

Korçë 19 raste

Elbasan 18 raste

Kukës 18 raste

Lezhë 14 raste

Has 14 raste

Kavajë 9 raste

Lushnje 7 raste

Vlorë 5 raste

Pukë 5 raste

Mirditë 5 raste

Rrogozhinë 4 raste

Tropojë 4 raste

Berat 3 raste

Mallakastër 1 rast

Mat 1 rast

Tags: koronavirusMinistria e Shendetesiseshqiperi

TË LIDHURA

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

18:43 | 25/07/2025
Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Next Post
“Dezinfektantë kundër COVID-19”, ja kush qëndron pas deklaratës së ‘çmendur’ të Trump-it

“Dezinfektantë kundër COVID-19”, ja kush qëndron pas deklaratës së 'çmendur' të Trump-it

“S’është gjë 97-a”/ Protesta e 11 majit, reagon Ambasada Amerikane

“Kemi informacion mbi një fluturim”, Ambasada Amerikane jep njoftimin me rëndësi

“7×7=42”, Basha lëshon gafën e radhës (VIDEO)

“7x7=42”, Basha lëshon gafën e radhës (VIDEO)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare

E rëndë në Shëngjin/ Ra në kontakt me rrymën elektrike dhe u rrëzua nga skela, humb jetën 32-vjeçari

18:44 | 19/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com