Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Sistemi i drejtësisë në kolaps, “shpëtojnë” Berisha, Basha, Llalla e Tahiri

6 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha, W-Instant
Sistemi i drejtësisë në kolaps, “shpëtojnë” Berisha, Basha, Llalla e Tahiri

Sistemi i drejtësisë është në kolaps, për shkak të situatës kaotike që po përjetojmë me pandeminë. Emergjenca e COVID-19 ka dhënë ‘provat’ se ka futur në kaos edhe drejtësinë. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-ministri Saimir Tahiri, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i PD, Lulzim Basha janë në procese gjyqësore.

Për të katërt këta personazhe nuk po zhvillohen seancat paraprake, për shkak të vendimit të shtyrjes së gjyqeve. Ish-kryeprokurori akuzohet për ‘fshehje’ dhe ‘mosdeklarim të pasurisë’. Ish-ministri Saimir Tahiri u dënua në Shkallën e Parë me 3.5 vite shërbim prove për ‘shpërdorim detyre’, ndërkohë që ra akuza e ‘grupit të strukturuar kriminal’. Prokuroria nuk u pajtua me këtë vendim dhe e dërgoi çështjen në Apel, i cili do të vulosë fatin e ish-ministrit. Edhe gjyqi i tij është shtyrë për shkak të situatës.

Në gjykatë janë dhe dy liderët e PD, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu demokrat Lulzim Basha. Ndaj Bashës nisi një hetim për lobimet në SHBA, ku fillimisht akuzohej për ‘pastrim parash’ dhe ‘mosdeklarim të ardhurash’. Por këto akuza ranë dhe mbeti vetëm ‘falsifikimi i formularëve’. Edhe për të gjyqi u shty për shkak të COVID-19.

Në Gjykatën e Apelit ka shkuar çështja e aferës së CEZ. Kuvendi paditi Sali Berishën, Ritvan Boden, Genc Rulin, Florion Mimën dhe disa funksionarë të tjerë për abuzime me privatizimin e OSSH. Dosja u pushua nga prokuroria dhe tashmë pritet vendimi i Apelit. Ndërkohë kemi dhe dy dosje nën hetim. Izet Haxhia ka bërë një padi ndaj ish-kryeministrit Berisha për 23 vepra penale. Hetimet për këtë dosje kanë ngecur, për shkak të koronavirusit. Një tjetër dosje është një padi që juristi Romeo Kara bëri për pushimin e hetimeve për aferën e CEZ. Ai paditi gjyqtarin Lazër Sallaku, ish-kryeministrin Berisha e disa të tjerë. Edhe kjo dosje ka ngecur.

Tags: bashaBerishaLlallasistemi i drejtësisëTahiri

TË LIDHURA

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës
Aktualitet

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”
Aktualitet

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Next Post
Mjeku Tritan Kalo zbulon kur mund të ketë një valë të dytë koronavirusi në Shqipëri

Mjeku Tritan Kalo zbulon kur mund të ketë një valë të dytë koronavirusi në Shqipëri

Gjermania vë me ‘shpatulla pas murit’ Kinën: Pse nuk tregoheni transparent me COVID-19

Gjermania vë me ‘shpatulla pas murit’ Kinën: Pse nuk tregoheni transparent me COVID-19

Amnistia fiskale dhe dy filozofitë e së drejtës

Amnistia fiskale dhe dy filozofitë e së drejtës







JU REKOMANDOJMË

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

Negociatat në Abu Dhabi, Putin vendos kushtin e ri për paqen në Ukrainë: I japim fund luftës vetëm..

11:25 | 05/02/2026
Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

Dashnor Sula u emërua Kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD

18:21 | 06/02/2026




TË FUNDIT

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…
Showbizz

Raporti i Selin me Gimbon ‘thyen’ lojën e saj me Mirin? Banorja: Shpjegim i detyrohesha vetëm…

by mirseda
22:57 | 07/02/2026
0

Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është...

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

Kastrati Group do të ndërtojë shtëpinë e re të nënë Luljetës

22:43 | 07/02/2026
Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

Tragjedi në Japoni: 45 të vdekur, mbi 500 të lënduar nga pastrimi i borës

21:54 | 07/02/2026
Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

Shkëmbi i Kavajës/ Pajisje argëtuese përcjell rrymë, prindi alarmon: “Ma hodhi fëmijën në ajër”

21:03 | 07/02/2026
Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

Vlorë/ Aksident në Lungomare, makina përplas motorin, drejtuesi në spital

20:56 | 07/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com