E mërkurë, 8 Korrik, 2020
31 C
Tirana

Amnistia fiskale dhe dy filozofitë e së drejtës

Më të lexuarat

Macron shkarkon ministrin e Brendshëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, shkarkoi të hënën nga detyra ministrin e Brendshëm, Christophe Castaner. Shkarkimi është pjesë e një riorganizimi të kabinetit qeveritar, pas...

Berisha publikon denoncimin/ Veliaj vendos taksë për t’u futur në Parkun e Liqenit

Hyrja për në Parkun e Liqenit të Tiranës, është bërë me pagesë. Ndonëse më herët nuk është bërë publike një gjë e tillë, qytetarët...

“10 mijë euro shpërblim”, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për një person të rrezikshëm (FOTO)

Policia e Shtetit kërkon ndihmën e qytetarëve, për të gjetur një person shumë të kërkuar. Bëhet fjalë për shtetasin Talo Çela, 49 vjeç, lindur...

I sekuestrohen tri llogari bankare me vlera marramendëse, policia i nxjerr emrin ‘bosit’ nga Fieri

Pas një hetimi disamujor është bërë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vendosjen e konfiskimit të tri llogarive bankare...

Aktori i serialit ‘Sulejmani i madhërishëm’ dhunon partneren e tij (FOTO)

Edhe aktorët e serialeve kanë një jetë të trazuar, me plot të papritura. Angazhimet e tyre profesionale dhe produkti i tyre, i nxjerr më...

“U largova nga Shqipëria, do isha viktima e radhës”, ish-drejtuesi i policisë flet pa ‘doreza’

Shkëlqim Pepkolaj ka mbajtur postin e zv-drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit, por dhe detyra të tjera të rëndësishme në Policinë e...

Situata shqetësuese në Shqipëri/ Mësuesja infektohet gjatë provimit të maturës

Koronavirusi po shtohet me ritme të frikshme. Situata në vendin tonë po njeh trend në rritje, e po kështu edhe bilanci i viktimave është...

Ndryshimi mes trupit të gruas dhe burrit: 8 fakte që duhet t’i dini

Trupi i gruas, ndonëse mund të përshkruhet gjerësisht si i butë dhe delikat, ndodh të durojë edhe dhimbjet e paimagjinueshme të lindjes. Por kjo...

Ndalohet në Rinas me mbi 18 mijë euro. Ja ku i kishte fshehur paratë 46-vjeçarja

Një 46-vjeçare është ndaluar në Rinas, me një shumë të madhe eurosh të padeklaruara. Ajo u kap gjatë kontrollit në aeroport, teksa kishte me...

“Jep dorëheqjen, nuk izolohemi”, protesta në Beograd kundër shtetrrethimit (FOTO)

Pas masave të shtetrrethimit që lajmëroi presidenti Vuçiç, për shkak të përhapjes së koronavirusit, mbrëmjen e djeshme në Beograd nisën protestat. Mijëra qytetarë zbarkuan në...

Nga: Ervis Iljazaj

Qeveria ka shpallur aprovimin e një amnistie fiskale për të gjithë ata që nuk ka kanë deklaruar të ardhurat e tyre, gjë e cila ka ngjallur një debat të madh në publik. Debati sigurisht ka dy aspekte. I pari aspekti ekonomik, dhe i dyti aspekti moral. Në fakt kjo është një nismë që qeveria shqiptare e ka bërë publike më parë se sa të shpallej gjendja e fatkeqësisë natyrore, dhe duket sikur nga vështirësia ekonomike e momentit ka përshpejtuar vendimmarrjen në këtë drejtim.

Për sa i përket aspektit ekonomik, është e qartë se nëse kjo amnisti do të bëhej siç duhej, me një mekanizëm transparent, i cili do të sillte të ardhura mjaftueshëm për të përballuar krizën ekonomike që po kalon dhe do të kalojë Shqipëria, atëherë kjo është një zgjidhje e pranueshme. Këtë gjë, të ndodhura në vështirësi ekonomike po e mendojnë dhe vende të tjera. Së fundmi Italia, ku po hidhet si ide nga disa zëra të rëndësishëm të ekonomisë për të përballuar krizën e likuiditetit që po kalon.

Mirëpo, në këtë drejtim duhet një llogari e qartë dhe transparente se sa para do të hyjnë vërtetë në arkat shqiptare, dhe sa do ta ndihmojnë ato ekonominë në këtë vështirësi. Deri më tani nuk ka një llogari të përafërt të bërë publike nga qeveria se sa është shifra e pritshme nga kjo amnisti.

Sipas të dhënave të CIA-s, prodhimi i brendshëm bruto i Shqipërisë përllogaritet të jetë rreth 25 miliard dollarë, ndërsa ai formal dhe legal është rreth 13 miliard. Pra, sipas këtyre të dhënave një pjesë e madhe e parave që qarkullojnë në Shqipëri janë të padeklaruara.

Por duhet të kemi kujdes, pasi këto para mund të vijnë nga aktivitete kriminale dhe jo të gjitha vijnë nga punë të ndershme por që janë të padeklaruara te tatimet shqiptare. Këto dy forma parash që qarkullojnë janë totalisht të ndryshme. Në këtë kuptim, nga vetë emri amnisti fiskale, këtu nuk bëhet fjalë për paratë e krimit, por paratë që vijnë nga puna dhe sipërmarrja që nuk janë të deklaruara. Megjithëse qeveria shqiptare ka deklaruar se politikanët dhe kriminelët me të drejtë janë përjashtuar nga kjo amnisti, realiteti shqiptar dhe konteksti që ne të gjithë  njohim rrezikon seriozisht që të legalizohen dhe paratë e krimit. Madje,  kryeministri për mos të krijuar kritika në publik ka gjetur një operacion marketing që e thekson shpesh: “emigrantët të deklarojnë paratë’’.

E bën këtë pikërisht sepse në opinionin publik emigrantët për arsye që të gjithë e dimë janë të pranueshëm për të qenë pjesë e kësaj amnistie. Kur në fakt, amnistia fiskale nuk ka të bëjë me emigrantët, pasi ata nuk besojë se mund ti shtojnë ndonjë vlerë të ardhurave të buxhetit, pasi me punë të ndershme askush nuk është bërë i pasur jashtë kufijve të Shqipërisë. Amnistia fiskale, dhe ku duhet të fokusohet ky operacion nuk është te emigrantët, por te sipërmarrja dhe puna që bëhet në mënyrë informale në Shqipëri, ku mund të mblidhen para të konsiderueshme për të ndihmuar ekonominë shqiptare në këtë kohë krize likuiditeti. Kështu që, se sa efikase do të jetë nga ana ekonomike kjo amnisti mbetet për tu parë. Sepse, nuk duhet të rrezikojmë që të ardhurat  të jenë të pakta, dhe të vetmit që mund të përfitojnë të jenë aktivitetet kriminale.

Lexo edhe :   Partitokracia pa parti
Lexo edhe :   Partitokracia pa parti

Për sa i përket aspektit moral, ku dhe është debati më i madh, është çështja nëse është e drejtë kjo amnisti duke patur parasysh ata që deri më tani kanë punuar dhe kanë paguar taksat rregullisht, ndërsa disa të tjerë do të falen. Sepse, gjëja e parë  që duhet të kemi parasysh është krijimi i një shoqërie të drejtë, të tjerat vijnë më pas. Në radhë të parë duhet theksuar se amnistia është një princip kushtetues. Dhe përderisa ekziston si mundësi në Kushtetutën e Shqipërisë, padyshim që edhe mund të përdoret në raste të caktuara. Fjala amnisti vjen nga greqishtja që do të thotë harresë, dhe që është përdorur prej shumë kohësh si një istitut për arsye politike dhe shoqërore të caktuara, për të ndërtuar një lloj paqeje sociale të munguar. Në këtë kuptim, edhe amnistia fiskale si amnistia e disa veprave penale të tjera, ka hapësirë që të përdoret edhe në Shqipëri.

E drejta është një konvencion shoqëror. Në këtë kuptim, ajo ndryshon sipas kontekstit dhe momentit duke ndihmuar shoqërinë dhe bashkëjetesën. Vetëm e drejta e Zotit është një dhe e pandryshueshme. Të gjitha normat dhe ligjet e njeriut ndryshojnë dhe përcaktojnë se çfarë është e drejtë në varësi të momentit shoqëror. Prandaj çfarë është e moralshme apo jo, është një çështje gjithmonë e hapur dhe e diskutueshme.

Në filozofinë e së drejtë ekzistojnë dy tipologji të drejtash. E drejta kategorike, e cila duhet zbatuar dhe pikë, pavarësisht pasojave që sjellë. Dhe e drejta si pasojë, e cila duhet zbatuar sipas pasojave që sjell. Po të marim tipologjinë e parë, amnistia fiskale duhet të mos bëhet dhe pikë, sepse në mënyrë kategorike është e pamoralshme, pasi bëhet fjalë për njerëz që nuk kanë zbatuar ligjin. Po të marim kategorinë e dytë, duhet të bëjmë një vlerësim, nëse amnistia i sjellë më shumë dëme apo të mira Shqipërisë.

Këto dy parime kanë ardhur nga Roma antike ku bazoheshin dy filozofi. E para, bota të shëmbet po drejtësia të bëhet, e cila në rastin tonë përkthehet “le të vuajë Shqipëria për para, por amnistia të mos bëhet’’. Dhe parimi i dytë, të gjejmë një zgjidhje pragmatike dhe bota të mos shëmbet e shoqëria të ecë përpara.

Në këtë kuptim, amnistia fiskale në Shqipëri duhet diskutuar në këtë rrafsh, dhe duhen hedhur në tryezën e debatit të gjitha cështjet, pasi nuk është zgjidhje refuzimi apriori i njërit apo tjetrit opsion. Por, është ë qartë se këto diskutime bëhen me llogari kosto përfitim, me transparencë dhe përgjegjësi maksimale. Elementë të cilët, deri më tani nuk i kemi parë nga qeveria shqiptare. /Gazeta Liberale

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“I shtrenjti im, më thave shpirtin”, Rudina Dembacaj humb njeriun e shtrenjtë të familjes

Aktorja e njëkohësisht moderatorja Rudina Dembacaj, ka humbur të atin. Këtë lajm të hidhur e ka ndarë vetë aktorja me ndjekësit e saj në Instagram,...

Një vjeshtë e rëndë përpara

Nga: Veton Surroi COVID, kolaps social dhe ekonomik, negociata me Serbinë, Gjykata Speciale: Si të hyjë Kosova në vjeshtë politikisht më e fortë për t’u...

Rama ultimatum kryebashkiakëve: S’ka pushime, takoni njerëzit

Rama mblodhi sot kryebashkiakët e Partisë Socialiste. Fokusi është te Partia Socialiste, zgjedhja e strukturave e forumeve të reja si dhe fushata zgjedhore. Report Tv...

Çiljeta flet për ‘shtatzëninë’

Mediat rozë kanë shkruajtur shpesh se Çiljeta është shtatzënë. Një lajm aspak i vërtetë e që këngëtarja e ka marrë me sportivitet. Sipas lajmit që...

Deputeti shqiptar bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Deputeti i opozitës së re në Kuvend, Halit Valteri është bërë baba për herë të parë. Këtë lajm të gëzueshëm e ka përcjellë vetë...