Të moshuarit sot shijuan pas një kohe të gjatë izolimi, një ditë plot diell. Temperaturat favorizuan xhirot, duke lënë pas stresin. Por kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë për nënat dhe fëmijët e tyre deri në 10-vjeç, pasi do kenë mundësi që të dalin në qendrat urbane.
Kreu i qeverisë Edi Rama njofton se nesër, në qëndrat urbane do të dalin në këmbë deri në orën 11:00 vetëm nënat me fëmijë deri në 10-vjeç.
Po kështu, dalja e tyre duhet të jenë larg çdo kontakti me një person tjetër. Rama është kujdesur që të njoftojë gratë, se nuk duhet të shoqërohen me shoqet e tyre, dhe se fëmijet duhet të mbahen larg çdo kontakti me fëmijët e tjerë.
Statusi
NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË DERI NË ORËN 11.00, VETËM NËNAT ME FËMIJË DERI NË 10 VJEÇ?
? KUJDES! NËNAT DUHET TË MOS SHOQËROHEN ME SHOQE DHE FËMIJËT DUHET TË MBAHEN LARG ÇDO KONTAKTI ME FËMIJË TË TJERË?
? TË GJITHË NE BABALLARËT, FËMIJËT MBI 10 VJEÇ DHE TË MOSHUARIT NË SHTËPI DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00?