Presidenti Ilir Meta do të zhvillojë nesër mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.
Mbledhja do të zhvillohet online, ndërsa bëhet me dije se i pranishëm në diskutim do të jetë edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha.
Në mbledhjen e nesërme priten të marrin pjesë edhe kryeministri Rama bashkë me ministrat përgjegjës të angazhuar për këtë situatë si Manastirliu, Xhaçka, Lleshaj dhe Ahmetaj. Këta të fundit do të informojnë mbi situatën e krijuar nga koronavirusi.
Meta mendohet se do të ritheksojë edhe një herë kërkesën e tij për koordinimin e të gjithë institucioneve për përballimin e situatës, por edhe bashkëpunimin e të gjitha palëve.
Mësohet se mbledhja do të zhvillohet pasdite por ende nuk është vendosur përfundimisht.