Komisioni i Ligjeve së fundmi ka miratuar ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e karantinës gjatë pandemisë së COVID-19.
Raportohet se kundër këtyre ndryshimeve ka votuar vetëm deputeti i opozitës Andi Përmeti.
Kështu, në propozimin e parë, kush thyente karantinën dënohej me 5 vite burg, ndërsa në draftin final që do t’i shkojë për miratim të enjten Kuvendit, u vendos se kush thyen karantinën dënohet nga gjobë deri me 3 vjet burg.
Nëse dikush e shpërndan virusin, pra përhap një sëmundje infektive, dënimi do të jetë nga 10 vite që ishte propozuar, në 5 vite burg.
Nëse thyen dy herë rregullat, qytetarët do të dënohen me gjobë… deri në 1 vit burg.
Po ditën e sotme, Komisioni i Ligjeve ka miratur edhe disa ndryshime në Kodin Penal për dhunën në familje.
Ndërkohë, nga tre variantet e propozuara është miratuar ai i Alket Hysenit.