Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një opozitë e mërzitur nga lajmet e mira

6 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Një opozitë e mërzitur nga lajmet e mira

Nga: Mero Baze

I vetmi dështim i dukshëm deri tani i disa zërave opozitarë, është beteja me panikun që tentuan të përhapin mbi nevojën e testeve masive, për “fshehjen” e vdekjeve dhe pasojave të epidemisë.

Për gati një muaj ka qenë një betejë e palogjikshme dhe pa asnjë argument, por vetëm si një alternativë kundër stabilizimit të kurbës.

Tani mesa duket, vetë kasandrat e opozitës, kanë pranuar që dështuan në fazën e parë dhe kanë nisur një betejë të re, atë të përhapjes së panikut ekonomik dhe social me të cilin do të përballemi.

Eshtë një ish- deputete e Partisë Demokratike që është bërë e njohur në publik vetëm si “kasandër”. Nuk jam i qartë pse i shijon ky rol. E ka nisur tek Unaza e Re, kur shpikte të vdekur nga ndërhyrja e policisë, ka vazhduar në Durrës me tërmetin dhe është shfaqur rregullisht gjatë epidemisë, si lajmëtare vdekjesh dhe vuajtjesh të mëdha.

Tani e shikoj që gjithë PD, poston lart e poshtë video me njerëz që kanë nevojë për më shumë ushqime, që kanë frikë nga papunësia, që u duken të vogla pakot e ushqimeve, ose pabarazi në listat e shpërndarjes dhe “drama” të tjera të këtij lloji.

Në fakt, dhe këtu janë të paaftë, se unë mendoj që në Shqipëri ka drama shumë më të mëdha se të atyre qaramanëve që kanë mundësi t’ia postojnë pakon e ndihmave, Sali Berishës apo kësaj “Kasandrës” së PD.

Në Shqipëri ka vërtet njerëz që mund të mos kenë çfarë të hanë, që janë të sëmurë dhe me probleme të forta brenda familjes, që janë pa perspektivë për punë nga kjo epidemi, që mund të kenë pësuar fatkeqësi, që i janë bashkangjitur kësaj situate etj. Ka pasur dhe para epidemisë, por tani natryisht janë shtuar.

Pra nuk është se ne nuk do përballemi dhe nuk po përballemi me probleme të forta sociale dhe ekonomike nga kjo krizë.

Por nxitimi me të cilin po zëvendësohet strategjia e hapjes së panikut për viktimat që nuk po shtohen, me strategjinë e përhapjes së panikut me krizën ekonomike që do vijë, tregon vetëm faktin se “kasandrat” e krizës së parë u dorëzuan.

Sot numri i të shëruarve në vend, e ka kaluar numrin e të prekurve në vend. E di që mund të kontestohet dhe kjo, duke thënë se shumë të prekur nuk janë identifikuar, por po flasim për ato shifra që kemi zyrtarisht.

Kurba e sheshuar dhe në rënie, e infektimeve dhe vdekjeve, rritja e numrit të të shëruarve dhe fillimi gradual i lirimit të karantinës, duket se i kanë bindur “kasandrat” e opozitës të heqin dorë nga strategjia e parë. Nuk pi më ujë të thuash që po vdesin dhe po i mbajnë fshehur.

Sot kur pashë që ankesa e vetme e Sali Berishës apo “Doktor Vdekjes”, siç quhet këto kohë, ishte fakti që një pako e mbushur plot me ushqime, nuk i kishte pëlqyer dikujt, e cila nuk ishte e sigurtë nëse ishte familje, kuptova që “kasandrat” po ndërrojnë kasetën.

Kështu që bëhuni gati tani e tutje të dëgjoni se nuk do vdisni nga korona, se na shpëtuan këshillat e Tritanit, por do vdesim për bukë. Por ndërkohë që dëgjoni, hani ndonjë gjë, se nuk shtyhet lehtë pamja e mërzitshme e fytyrave të “kasandrave”, që janë të pikëlluara pse nuk u doli fjala për vdekjet. Tani do t’u tregojnë si do vdisni nga uria.

 

Tags: koronavirusKurbamero bazeopozita

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Stuhi e rrebeshe shiu, dëborë/ Moti vijon të na surprizojë, çfarë pritet gjatë javës

Stuhi e rrebeshe shiu, dëborë/ Moti vijon të na surprizojë, çfarë pritet gjatë javës

Pandemia po godet më shumë të varfërit, do ketë trazira sociale

Pandemia po godet më shumë të varfërit, do ketë trazira sociale

Aktivitet ilegal gjatë izolimit, nga lokalet tek tregtimi i maskave e dorezave pa faturë tatimore

Aktivitet ilegal gjatë izolimit, nga lokalet tek tregtimi i maskave e dorezave pa faturë tatimore







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës
Politikë

Nis seanca plenare në Kuvend, Niko Peleshi prezanton rendin e ditës

by mirseda
10:25 | 09/04/2026
0

Ka nisur seanca plenare e kësaj të mërkure në Kuvendin e Shqipërisë. Në rendin e ditës përfshihen...

Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

Aksident në Vlorë/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen katër persona

10:01 | 09/04/2026
Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

Armëpushimi sjell ‘qetësi të përkohshme’ për iranianët

09:29 | 09/04/2026
Çmimi i naftës rritet, armëpushimi i brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit rikthen pasigurinë në tregje

Çmimi i naftës rritet, armëpushimi i brishtë mes SHBA-ve dhe Iranit rikthen pasigurinë në tregje

09:27 | 09/04/2026
Ishte në arrest shtëpie, por u kap duke shitur kokainë, arrestohet 52-vjeçari në Berat

Ishte në arrest shtëpie, por u kap duke shitur kokainë, arrestohet 52-vjeçari në Berat

09:23 | 09/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com