E diel, 27 Shtator, 2020
12 C
Tirana

Pandemia po godet më shumë të varfërit, do ketë trazira sociale

Më të lexuarat

U ekzekutua nga RENEA/ Çfarë u gjet brenda shtëpisë së të moshuarit në Elbasan

RENEA ka ekzekutuar sot Lefter Zhidrun, pas më shumë se 5 orësh rezistencë nga 71-vjeçari në banesën e tij. RENEA u fut nga tarraca e...

RENEA/ Kush e jep urdhrin e ekzekutimit? Eksperti tregon hapat që ndiqen

Një nga efektivët e RENEA ka treguar se si funksionon reparti RENEA në një situatë të ngjashme me ngjarjen e djeshme dhe kush janë...

Debati: Sa duhet të zgjasë karantina për të sëmurët me Covid-19?

Pas një vere relativisht të qetë, të paktën në Evropë, rastet e reja me koronavirus nisën të shtohen nga pak kudo. Për shembull në...

Bilanci/ Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar viktima nga koronavirusi në vend. Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me...

“Kemi një specialist të ri që ka dalë në qarkullim”, Artan Hoxha zbardh detajet e forta të atentatit ndaj Preng Gjinit

Pak ditë më parë, 51-vjeçari Preng Gjini të cilit iu hodh makina në erë në Tiranë, nuk dha të dhëna të vlefshme për hetimin...

Prej 17 muajsh në kërkim, gjendet trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar në Greqi

Pas 17 muajsh kërkimi, është gjetur në Greqi trupi i pajetë i 36-vjeçarit shqiptar, Laert Beqaj. Ky i fundit humbi gjurmët mesnatën e 9...

“I kishte ardhur dita e perëndisë!”, ja çfarë thotë djali i madh i 71-vjeçarit që u ekzekutua në Elbasan (VIDEO)

71-vjeçari që u ekzekutua në përplasjen me forcat RENEA, ishte divorcuar dy herë më parë. Djali i Lefter Zhidrus ka thënë në një prononcim...

Ju atje “lart”, merreni videon e këtij burri që qan dhe shikojeni natë e ditë (VIDEO)

Nga: Mentor Kikia Ky burrë është një fermer në Korçë, i cili në janar i preu mollët që kishte mbjellë, sepse nuk e shiste dot...

“Pse i ndihmon kaq shumë njerëzit?”/ Rrëfimi prekës i Cunmulajt: Dua t’i ngjaj mamit sa thoi i gishtit të këmbës

Modelja e njohur, Emina Cunmulaj ishte ftuar sot në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, teksa ka bërë një rrëfim si asnjë herë më...

Detaje tronditëse nga masakra në Elbasan/ Lefter Zhidru kishte lidhje me bandat në Elbasan, Vlorë dhe Sarandë

Grupi hetimor po kryen veprimet e fundit të këqyrjes së vendit të ngjarjes, pas masakrës në Elbasan. Në banesën e 71-vjeçarit Lefter Xhidru, janë...

Nga: Andreas Kluth “Bloomberg”

Klisheja më mashtruese që dëgjohet më shumë këto kohë, është se koronavirusi po na godet të gjithëve njëlloj. Se ai nuk bën asnjë dallim, as nga aspekti shëndetësor, ekonomik, social, dhe as psikologjik. Por fakt është që COVID-19, po thellon gjendjen para-ekzistuese të pabarazisë kudo që arrin të depërtojë.

Prandaj nuk do të kalojë shumë kohë, kur kjo pandemi do të shkaktojë trazira të reja sociale, deri në kryengritje dhe revolucione. Trazirat sociale, ishin tashmë duke u shtuar në mbarë botën, edhe përpara se të shfaqej SARS-CoV-2.

Që nga viti 2017, ka pasur të paktën rreth 100 protesta të mëdha antiqeveritare, nga protestat e dhunshme të “Jelekverdhëve” në një vend të pasur si Franca, deri tek demonstratat kundër udhëheqësve autoritarë në vendet e varfra si Sudani apo Bolivia.

Rreth 20 prej këtyre kryengritjeve arritën të rrëzojnë udhëheqësit, disa të tjera u shtypën me gjak, dhe shumë të tjera pushuan deri në shpërthimin tjetër. Efekti i menjëhershëm i COVID-19, është pengimi i shumë formave të trazirave sociale, teksa qeveritë i kanë detyruar qytetarët e tyre të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, dhe kjo i ndalon njerëzit të dalin në rrugë, apo të mblidhen në grupe të mëdha.

Por pas dyerve të familjeve të karantinuara, në radhët e gjata të mensave sociale, në burgje, në lagje të varfra dhe kampe refugjatësh, kudo ku njerëzit janë të uritur, të sëmurë, dhe të shqetësuar mbi të ardhmen e tyre edhe para pandemisë, po projektohen tragjedi dhe trauma. Dhe në një mënyrë a tjetrën, këto tensione që po vlojnë, do të shpërthejnë një ditë.

Kësisoj, koronavirusi ka vendosur një lupë zmadhuese mbi pabarazinë midis dhe brenda vendeve. Në SHBA, ka pasur disa lëvizje nga disa prej njerëzve shumë të pasur, të cilët janë “izoluar” në vilat e tyre apo jahtet lukzose. Kështu një procudent i pasur i Hollivudit, fshiu me shpejtësi një foto që postoi në Instagram të anijes së tij 590 milionë dollarëshe, pas një proteste të fortë publike.

Edhe thjesht më mirë shumë më sigurt të punohet nga shtëpia, përmes aplikacioneve “Zoom” dhe “Slack”. Por shumë amerikanë nuk e kanë këtë mundësi. Në fakt, sa më pak para që të fitosh, aq më pak të ngjarë ka të jesh në gjendje të punosh që nga distanca.

Në mungesë të kursimeve dhe sigurimit shëndetësor, këta punëtorë amerikane që punojnë në punë të pasigurta, duhet që t’i ruajnë me çdo kusht punët që kanë, nëse janë ende me fat për ta patur një të tillë, vetëm për të arritur qëllimin e mbijetesës.

Dhe ashtu siç veprojnë, rrezikojnë të infektohen dhe ta çojnë koronavirusin në shtëpi tek familjarët e tyre, që ashtu si të varfërit kudo në botë, kanë më shumë gjasa që të sëmuren, dhe njëherazi janë më pak në gjendje, që të përballojnë kujdesin e shtrenjtë shëndetësor.

Për këtë arsye, koronavirusi po përhapet më shpejt nëpër lagjet e vafra dhe të banuara kryesisht nga zezakët. Mbi të gjitha, ky virus po vret në mënyrë disproporcionale zezakët në SHBA. Edhe në vendet pa histori të gjata të ndarjes racore, COVID-19 preferon disa adresa më shumë se të tjerat.

Dhe kjo varet nga të ardhurat mesatare, arsimimi dhe deri tek madhësia e banesave dhe dendësia e popullsisë, nga zakonet e ushqyerjes, deri tek modelet e abuzimit në familje. Për shembull, në eurozonë, familjet me të ardhura të larta kanë mesatarisht pothuajse dyfishin e hapësirës së jetesës se ato shumë të varfra:72, përkundrejt vetëm 38 metra katrorë. Ndërkohë, diferencat midis vendeve janë edhe më të mëdha.

Ata që jetojnë në një banesë në qytetet në Indi apo Afrikën e Jugut, nuk kanë një gjë të tillë si “distancimi social”, pasi e gjithë familja fle në një dhomë. Dhe nuk ka asnjë diskutim, nëse duhet të mbahet apo jo maskë në fytyrë, pasi nuk ka asnjë të tillë në dispozicion.

Më shumë larje të duarve është këshilla e mirë, përveç rastit kur nuk ka ujë të rrjedhshëm. Dhe kur është kjo e fundit, SARS-CoV-2 shfaqet edhe me shumë. Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO, ka paralajmëruar se pandemia do të shkatërrojë 195 milionë vende pune në të gjithë botën, dhe do të shkurtojë drastikisht të ardhurat e 1.25 miliardë njerëzve të tjerë.

Shumica e tyre, ishin të varfër edhe përpara kësaj emergjence shëndetësore. Ndërsa vuajtjet e tyre shtohen, po kështu ndodh edhe me dukuri të tjera negative, nga alkoolizmi dhe varësia nga droga, deri tek dhuna në familje dhe abuzimi me fëmijët, duke i lënë popullatat të traumatizuara ndoshta për përgjithmonë.

Në këtë kontekst, do të ishte naive të mendohet që pasi të mbarojë kjo emergjencë mjekësore, vende të veçanta apo bota në tërësi, mund të vazhdojë të jetë si më parë. Zemërimi dhe hidhërimi, do të gjejnë shtigje të reja nga ku mund të shpërthejnë.

“Fitilët” e hershëm janë milionat brazilianë që po trokasin enët dhe tiganët nga dritaret e shtëpive të tyre, në shenjë proteste kundër qeverisë, apo të burgosurit libanezë që po rebelohen në burgjet e mbipopulluara të vendit.

Me kalimin e kohës, këto pasione mund të shndërrohen në lëvizje të reja populiste ose radikale, që do të synojnë të rrëzojnë çfarëdolloj regjimi të vjetër që ata përcaktojnë si armik. Prandaj, pandemia e madhe e vitit 2020, është një ultimatum për ata nga ne që e kundërshtojnë populizmin.

Ajo kërkon që ne të mendojmë më shumë dhe më me guxim, por edhe në mënyrë më pragmatike, mbi problemet themelore me të cilat përballemi, përfshirë pabarazinë e madhe. Ajo është një këmbanë alarmi për të gjithë ata, që shpresojnë jo thjesht t’i mbijetojnë koronavirusit, por të mbijetojnë në një botë në të cilën ia vlen vërtet të jetohet.

TIRANA TODAY

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

“Në rrezik nga pandemia”/ Ministri spanjoll paralajmëron masa më të ashpra

Qeveria spanjolle ka paralajmëruar shtim masash në Madrid, duke e cilësuar si tepër të rrezikshme situatën nga pandemia. Të premten, autoritetet në Madrid vendosën të...

Aksident në Berat/ Mjeti me të cilin udhëtonin dy vajza i pret rrugën Volkwagen-it

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Beratit, teksa një automjet tip Benz është përplasur me një makinë tip...

Kryeministri i emëruar i Libanit largohet nga posti

Moustapha Adib nuk ishte në gjendje të formojë një qeveri të re për të zëvendësuar qeverinë që dha dorëheqjen pas shpërthimit vdekjeprurës masiv në...

Ajo që ndjen dhe ajo që ëndërron Berisha

Nga Mero Baze Sali Berisha ka një ndjenjë dhe një ëndërr për këto zgjedhje. Ndjenja është se Edi Rama do t’i vjedhë zgjedhjet, kurse ëndrra...

Biznesi me shëndetin: Ja sa fitojnë kompanitë e prodhimit të ilaçeve

Të gjithë mezi po presin daljen e vaksinës së duhur kundër Covid-19. Por pandemia ka nxitur edhe akuza ndaj industrisë farmaceutike, se ajo është...