Në orët e mbrëmjes në Kosovë janë konfirmuar 5 raste të reja me koronavirus.
“Sot në mbrëmje u konfirmuan edhe pesë pacientë të infektuar me COVID-19. Këta pacientë kanë qenë të shtrirë në spital dhe rezultatet e tyre dolën pozitive”, është shprehur për “Rel”, Valbon Krasniqi, infektolog në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ai po ashtu ka thënë se rezultatet e tjera nga terreni ende nuk janë dërguar në Klinikën Infektive.
Aktualisht, numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë është 288.
58 pacientë janë shëruar ndërsa 7 kanë ndërruar jetë.