Nga: Simon Clarke “The Conversation”
Pandemia e Covid-19, ka ngjallur një interes të madh mbi mënyrën se si njerëzit mund të shmangin infektimin prej tij. Dhe një nga metodat që inkurajojnë më së shumti zyrtarët e shëndetit publik, është larja e shpeshtë e duarve.
Nga tani e tutje, që të gjithë duhet të jenë të aftë në larjen e duarve, ashtu si një kirurg që përgatitet të shkojë të shohë një shfaqje në teatër. Njerëzit i prekin gjatë gjithë kohës fytyrat e tyre, dhe shumë shpesh pa e kuptuar këtë gjë.
Për këtë arsye, një person i infektuar mund ta marrë koronavirusin e ri përmes duarve në gojë ose hundë, dhe t’ia transmetojë atë të tjerëve, qoftë direkt (megjithëse shtrëngimet e duarve aktualisht këshillohen të shmangen tërësisht), ose duke ndotur një sipërfaqe të cilën më pas e prekin edhe të tjerët, si doreza e derës, tastiera e kompjuterit etj.
Por pastrimi i përsëritur i duarve me sapun dhe ujë, apo dezinfektimi i duarve me solucione me bazë alkoolin, mund të shkaktojë dëmtime të lëkurës dhe madje edhe dhimbje. Prandaj, duket si një zgjidhje më e thjeshtë veshja e dorezave një përdorimshme, të cilat shpesh prodhohen prej materiali lateks.
Por a është kjo mënyrë po aq e sigurt, sa edhe larja e shpeshtë e duarve? Për të pasur një ide më të mirë se si t’i përdorni siç duhet dorezat, dhe cilat janë në fakt kufizimet e tyre, është e dobishme të shikoni një mjedis ku ato përdoren zakonisht, dhe konkretisht në spitale.
Është më rëndësi të mos harroni se shumica e dorezave që vijnë në pako të mëdha nuk janë sterile, dhe kjo sjell një rrezik të madh të kontaminimit dhe përhapjes së sëmundjes së Covid-19. Kjo për shkak se ato shpesh përdoren edhe aty kur nuk është e nevojshme, vishen më herët sesa duhet, hiqen shumë më vonë, ose nuk ndërrohen në kohën e duhur.
Dorezat lateks, duhet të vishen vetëm të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor nga gjaku, lëngjet trupore ose ilaçe të caktuara. Larja e duarve, nuk ka gjasa që të jetë e dobishme, në rast se një punonjës i kujdesit shëndetësor është i ekspozuar ndaj një ilaçi toksik të kimioterapisë, apo ndonjë virusi të dalë nga gjaku.
Kur pacienti ka nevojë për mbrojtje, siç për shembull gjatë operimit, dorezat duhet që të jenë domosdoshmërish sterile. Sido që të jetë, ato duhet të hiqen kur ndoten, dhe të njëjtat palë doreza nuk duhet të përdoren kurrë për të prekur më shumë se sa një pacient.
Ndërkohë, kur shihni dikë që ka veshur doreza për të përgatitur ushqimin, ia vlen të kujtoni se ai mund t’i kenë pasur në dorë ato me orë të tëra, dhe mund të kenë trajtuar me to materiale të ndotura. Për shembull, personi që sapo ka gatuar hamburgerin tuaj, është marrë më herët me mishin e papërpunuar.
Ngjashëm, nëse dikush ka prekur një sipërfaqe të ndotur me doreza në duar, ata kanë të njëjtën mundësi që të transmetojnë ndotjen edhe si dikush tjetër që nuk mban doreza. Mos ndërrimi i dorezave kur është e nevojshme, nuk është më ndryshe nga dështimi për të larë duart.
Në fakt, mbajta e dorezave mund ta bëjë dikë më pak të vetëdijshëm se ka ndotur dorën, sesa kur dikush nuk mban doreza dhe mund të kujtohet më lehtë, se duhet që t’i lajë patjetër duart. Nëse merreni me diçka të kontaminuar me koronavirus, dhe më pas prekni fytyrën, dorezat nuk do të parandalojnë infektimin tuaj.
Veshja e dorezave, është një mënyrë e përshtatshme për të minimizuar ndotjen, dhe për t’i mbajtur duart tona të pastra. Por ato janë realisht të dobishme, kur larja e duarve nuk është e mundur, apo e pamjaftueshme për të parandaluar një ndotje të fortë kimike ose biologjike.
Dhe nëse ato janë të veshura, duhet të ndryshohen aq shpesh sa edhe duhen larë si rregull duart.
Vlen gjithashtu të kujtohet, se ndërsa sapuni apo dezinfektuesi i dorës mund të shkaktojë dhimbje të pakëndshme, dorezat lateks mund të shkaktojnë reaksione alergjike dhe acarim të lëkurës.
Shënim: Simon Clarke është profesor i asociuar i mikrobiologjisë qelizore në Universitetin e Ridingut në Britaninë e Madhe.