Ndonëse OBSH ka ndryshuar së fundmi udhëzimet për maskat, për presidentin Trump nuk vlejnë këto këshilla. “Janë thjesht këshilla, unë nuk e vendos”, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump.
Nga studimet e fundit, tregojnë një qëndrueshmëri më të gjatë të virusit në ajër, nga ajo që mendohej. Dje në konferencën për shtyp, ai e cilësoi drejtimin e ri të OBSH-së si një ”këshillë, asgjë më shumë”. I pyetur për veten, ai tha se “nuk e sheh për momentin, duke vënë një maskë”.
Në fakt, debati midis tij dhe stafit mjekësor që e këshillon thuhet se ka qenë i fortë. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ndryshimi i shpeshtë i udhëzimeve, mund të krijojë alarm shoqëror por edhe një mosbindje të rregullave të karantinës.
Organizata Shëndetësore e Mjekësisë po këshillon qytetarët, që të përdorin maskat në rrugë, si mjet parandalues për përhapjen e koronavirusit.