Situata nga koronavirusi duket të jetë përkeqësuar edhe në Belgjikë, ku deri më tani janë shënuar 1,011 viktima.
Deri më tani janë regjistruar gjithsej 15,348 raste infektimi me COVID-19 në Belgjikë. Sipas mediave vendase, gjysma e kapacitetit të njësive të kujdesit intensiv janë mbushur, teksa vetëm gjatë ditës së sotme janë shtruar 5,376 persona në spital.
Zëdhënësi i shtabit të krizave, Emmanuel Andre, tha se 93% e personave që kanë humbur jetën në Belgjikë ishin mbi 65 vjeç.
Ndërsa deri më tani janë shëruar 2,495 persona.
Situata duket mjaft tragjike në Evropë, teksa dita ditës po shënohen mijëra viktima nga koronavirusi. Gjendja duket më keq në Itali dhe Spanjë, të cilat mbajnë edhe kryesimin si shtetet me numrin më të madh të vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi.